Politike

FOTO-EKSKLUZIVE/ Veliaj ndjek live në Facebook fjalimin e Ramës, për zëvendësimin e tij

Ditën e sotme Edi Rama ka mbledhur të gjithë Ministrat dhe deputetët e Tiranës për t’i angazhuar në fushatën elektorale që pritet të mbahet në momentin që do të shpallen zgjedhjet e pjesshme. Takimin që u mbajt në selinë rozë, Rama e ka transmetuar Live në Facebook, në mënyrë që shihej dhe nga qytetarët.

24 Shtator 2025, 20:56 Nga DOSJA
FOTO-EKSKLUZIVE/ Veliaj ndjek live në Facebook fjalimin e Ramës,
Edi Rama, Erion Veliaj

TIRANË- Shkarkimi i Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak me urdhër të kryeministrit Rama ka qenë kryefjala e dy ditëve te fundit. Kjo për shkak edhe të kundërshtimeve hapur që Veliaj i ka bërë shkarkimit të tij duke paralajmëruar dhe dërgimin në Gjykatë Kushtetuese.

Ditën e sotme Edi Rama ka mbledhur të gjithë Ministrat dhe deputetët e Tiranës për t’i angazhuar në fushatën elektorale që pritet të mbahet në momentin që do të shpallen zgjedhjet e pjesshme. Takimin që u mbajt në selinë rozë, Rama e ka transmetuar Live në Facebook, në mënyrë që shihej dhe nga qytetarët.

Por përveç tyre, fjalimin e Ramës e ka dëgjuar dhe dikush tjetër, kryebashkiaku i saposhkarkuar i Tiranës Erion Veliaj. Siç shihet dhe në momentin e kapur nga Dosja.al, Veliaj ka qëndruar në Live për disa minuta duke dëgjuar Ramën se si e shkarkoi dhe kë vendosi në vend të tij. Por ajo që është e dyshimtë në këtë rast është se si Veliaj e ka dëgjuar Kryeministrit teksa vetë ndodhet në burg.

FOTO-EKSKLUZIVE/ Veliaj ndjek live në Facebook fjalimin e Ramës,

Në burg nuk lejohen mjetet elektronike si dhe as ato të komunikimit, por mesa duket Veliaj e ka gjetur një mënyrë për ketë. Ose janë të vërteta fjalët se Veliajt ia kanë marrë Facebook-un dhe ai tashmë nuk ka më akses në rrjetet e tij sociale, përveç TikTok.

Por pikëpyetja tjetër që ngrihet në këtë rast është kur Veliaj e ka mundësinë në burg për të patur telefon, pse nuk ka postuar më mesazhe të koduara në TikTok, që nga momenit ku Rama paralajmëroi shkarkimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së PS-së.

Në burg nuk lejohen mjetet elektronike dhe as ato komunikuese, por kjo masë mesa duket qëndroj vetëm për të burgosurit e thjeshtë. Dhe kjo u vërtetua diten e sotme nga fotoja e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, i cili shihej i rehatuar me telefon në dorë në qelinë e tij.

edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll