Aktualitet

Zhduken dy vajza minorene në Kavajë, familjarët alarmojnë Policinë

Siç raportohet vajzat kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre në Kavajë, të cilët u kanë kërkuar ndihmë autoriteteve policore për gjetjen e tyre.

24 Shtator 2025, 17:21 Nga DOSJA
Zhduken dy vajza minorene në Kavajë, familjarët alarmojnë
foto ilustruese

KAVAJË- Policia e Kavajës është alarmua, pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e dy vajzave minorene. Siç raportohet vajzat kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre në Kavajë, të cilët u kanë kërkuar ndihmë autoriteteve policore për gjetjen e tyre.

Ato janë larguar nga banesat dhe nuk janë kthyer më. Sipas policisë ditën e djeshme shtetasi L. Z., ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vajzën e tij 17-vjeçe, si dhe ka kallëzuar edhe shtetasja E. S., se ka humbur kontaktet me vajzën e saj 14 vjeçe. Ndërkohë policia po punohet për gjetjen e të miturave.

policia e kavajes

Sondazh

Poll