Aktualitet

Rrëmbimi në Sarandë/ Gjendet 19-vjeçari, policia: Dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti

Mani është gjetur nga policia ndërkohë që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

24 Shtator 2025, 16:19 Nga E.d
Rrëmbimi në Sarandë/ Gjendet 19-vjeçari, policia:
foto ilustruse

SARANDË- Policia e Sarandës ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me rrëmbimin e 19-vjeçrit, Francesko Mani. Mani është gjetur nga policia ndërkohë që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai po pyetet nga autoriteti përkatës mbi për autorët, shkaqet dhe detaje të tjera, me qëllim që të zbardhin ngjarjen. Burimet e policisë bëjnë me dije se rrëmbimi ka ndodhur për shkak të një konflikti mes 19- vjeçarit dhe disa personave të tjerë të cilët nuk janë identifikuar ende. Ndërsa konfirmon edhe pistën e mosmarrëveshjeve me një tjetër person.

Njoftimi i Policisë

Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se: Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas. 

sarandë francesko mani rrëmbim

Sondazh

Poll