Aktualitet

Sherr i dhunshëm mes të rinjve te Komuna e Parisit/ Djali i Burgajt dhe djali i biznesmenit gjuajnë njëri-tjetrin me grushte (PAMJET)

Konkretisht përplasja mes të rinjve ka ndodhur në një nga rrugicat e banuara të Komunës së Parisit dhe siç shihet edhe në pamje janë grumbulluar edhe qytetarë. 

24 Shtator 2025, 15:41 Nga E. D
Sherr i dhunshëm mes të rinjve te Komuna e Parisit/ Djali i Burgajt
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një sherr i dhunshëm mes disa të rinjve ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. Konkretisht përplasja mes të rinjve ka ndodhur në një nga rrugicat e banuara të Komunës së Parisit dhe siç shihet edhe në pamje janë grumbulluar edhe qytetarë. 

Në pamjet e publikuara nga VoxNews shfaqen disa djem që përleshen me grushte dhe shkelma. Bëhet me dije se personat e përfshirë në sherr janë djali i Hysni Burgajt (ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit) dhe një kamarier dhe djali i një biznesmeni të njohur në Tiranë. 

Ndërsa në një video tjetër shihet sërish djali i tij ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë dhe vetë Hysni Burgaj duke u sqaruar me një patrullë policie në cep të rrugës. Megjithatë ende nuk dihet detja të tjera rreth ngjarjes dhe në personat e përfshirë në sherr janë arrestuar apo jo.

sherr te komuna e parisit

Sondazh

Poll