Aktualitet

EMRI/ Vidhte automjete dhe ua shiste grupeve kriminale, arrestohet 48-vjeçari ne Tiranë

Autori i arrestuar është Marjan Hema, 48 vjeç, banues në Elbasan.

24 Shtator 2025, 13:11 Nga E.d
EMRI/ Vidhte automjete dhe ua shiste grupeve kriminale, arrestohet
Marjan Hema

TIRANË- Një 48-vjeçar i cili ka vjedhur gjatë periudhës maj-gusht të këtij viti tre motomjete në Durrës, Kuçovë dhe Lushnjë, është arrestuar sot nga policia. Autori i arrestuar është Marjan Hema, 48 vjeç, banues në Elbasan. Heman ka qenë i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Policia dyshon se 48-vjeçari ua shiste objeket e vjedhura  grupeve kriminale dhe në mënyrë që mos të  kapej nga policia ndërronte vendbanimin mes Elbasanit dhe Lushnjës. Në vitin 2022 ai u arrestua në Lushnjë pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbjatje pa leje. Gjatë asaj periudhe policia i sekuestroi një armë zjarri automatike, 12 krehëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë, dy silenciatorë, tre shula automatiku, një kallëp tritoli, një fitil zjarrpërcjellës, një granatë difensive, si dhe dy radio dore marrëse-dhënëse. Këto objekte Hemani ua shiste antarëve të bandave kriminale.

Njoftimi i Policisë

Efektivët ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. H., 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-gusht 2025, ka vjedhur 3 motomjete në Durrës, Kuçovë dhe Lushnjë. 48-vjeçari u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë.

 

tiranë marjan heman 48 vjeç

Sondazh

Poll