Afati për rivendosjen e sanksioneve po afron, Evropa kritikon Iranin: Ka një mundësi për diplomaci
BRUKSEL- Liderët evropianë kanë thënë se Irani nuk ka bërë ende mjaftueshëm për ta shmangur rikthimin e sanksione...
Në një shkrim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç tha se biseda mes tyre u përqendrua në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, veçanërisht sa i përket zgjidhjes së çështjes së tarifave të SHBA-së. Presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifë prej 35 për qind ndaj mallrave serbe muaj më parë.
SHBA- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kanë biseduar për forcimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve gjatë një takimi në Nju Jork. Vuçiç dhe Rubio u takuan në Nju Jork të martën mbrëma, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç tha se biseda mes tyre u përqendrua në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, veçanërisht sa i përket zgjidhjes së çështjes së tarifave të SHBA-së. Presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifë prej 35 për qind ndaj mallrave serbe muaj më parë.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tommy Pigott, tha se Rubio bisedoi me Vuçiç për thellimin e partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, përfshirë përmes dialogut strategjik dhe pjesëmarrjes së SHBA-së në ekspozitës ndërkombëtare EXPO 2027, e cila do të mbahet në Beograd.
Vuçiç theksoi se me Rubion e shqyrtoi edhe mundësinë e investimeve të reja, bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe teknologjive të reja, si dhe perspektivat që ofron mekanizmi i dialogut strategjik.
Vuçiç tha se e vlerëson mbështetjen e SHBA-së në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
“Dialogu i hapur dhe i sinqertë, i bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë, është mënyra më e mirë për të forcuar partneritetin Serbi-SHBA”, tha ai.
BRUKSEL- Liderët evropianë kanë thënë se Irani nuk ka bërë ende mjaftueshëm për ta shmangur rikthimin e sanksione...
Jimmy Kimmel SHBA - Prezantuesi televiziv dhe komedian i njohur amerikan Jimmy Kimmel, është rikthyer në skenë pas një pezullimi, ...
Policia TURQI- Turqia i ka arrestuar të martën mbrëma një komedian dhe një reper, pasi prokurorët thanë se emisioni i ty...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian është detyruar në të kaluarën të marrë vendime pa Hungarinë, duke i lënë...
SHBA- Nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dëshiron vërtet ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe, atëher...
foto ilustruese ITALI- Prokurorët italianë thanë se kanë shkatërruar një rrjet të udhëhequr nga sirianët. Ky ...
pamje nga vendngjarja NORVEGJI- Një shpërthim u raportua në Oslo të martën në mbrëmje. Policia norvegjeze ka rrethuar zo...
Donald Trump SHBA- Presidenti Donald Trump, i cili njihet për stilin e tij të të folurit edhe pa letër, bëri një shaka n...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA, Donald Trump, gjatë fjalimin e tij në Asamblenë e OKB-së, kritikoi politikat e migracionit ...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu drejtua sot për herë të parë që nga viti 2020 Asamblesë së...