Bota

Incident në Asamblenë e OKB/ Trump-it i ecën ters, shkallët lëvizëse ndalojnë papritur, telepromteri bllokohet (VIDEO)

Gjatë fjalimit të tij, presidenti tha se Shtetet e Bashkuara kanë ekonominë më të fortë, kufijtë më të fortë, ushtrinë më të fortë, miqësitë më të forta dhe shpirtin më të fortë të çdo kombi në faqen e dheut. Ai gjithashtu theksoi përpjekjet për paqe në të cilat ishte e përfshirë SHBA-ja, përfshirë ato midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

23 Shtator 2025, 22:13 Nga E. D
Incident në Asamblenë e OKB/ Trump-it i ecën ters, shkallët
Donald Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump, i cili njihet për stilin e tij të të folurit edhe pa letër, bëri një shaka në lidhje me teleprompterin e prishur në hapje të fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York City.

"Dhe nuk më shqetëson ta mbaj këtë fjalim pa teleprompter, sepse teleprompteri nuk po funksionon. Megjithatë, ndihem shumë i lumtur që jam këtu me ju. Dhe në këtë mënyrë ju flisni më shumë nga zemra. Mund të them vetëm se kushdo që po e operon këtë teleprompter është në telashe të mëdha”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti tha se Shtetet e Bashkuara kanë ekonominë më të fortë, kufijtë më të fortë, ushtrinë më të fortë, miqësitë më të forta dhe shpirtin më të fortë të çdo kombi në faqen e dheut. Ai gjithashtu theksoi përpjekjet për paqe në të cilat ishte e përfshirë SHBA-ja, përfshirë ato midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

"Këto janë dy gjërat që mora nga Kombet e Bashkuara: një shkallë lëvizëse e keqe dhe një teleprompter i keq. Meqë ra fjala, tani po funksionon. Thjesht vazhdova. Faleminderit. Mendoj se duhet ta bëj ndryshe," tha ai.

Trump u përballë dhe me incidente tjetër të pakëndëshme. Gjatë momentit që do të merret fjalën dhe do të hipte në shkallët lëvizëse, këto të fundit pësuan defekt. Pasi u ngjit më këmbë drejt podiumit, njëri nga promterat u prish po ashtu, duke detyrua Trump që ta lexonte fjalimin nga fleta.

Trump iu referua incidentit gjatë fjalimit të tij, duke thënë: "E tëra çfarë mora nga Kombet e Bashkuara ishte një shkallë lëvizëse që gjatë ngjitjes ndaloi pikërisht në mes. Nëse zonja e parë nuk do të ishte në formë të shkëlqyer, ajo do të ishte rrëzuar. Këto janë dy gjërat që mora nga Kombet e Bashkuara; një shkallë lëvizëse e keqe dhe një promptertë keq".

donald trump

Sondazh

Poll