Bota

Jimmy Kimmel rikthehet në ekran pas komenteve mbi vrasjen e Charlie Kirk: Nuk ishte qëllimi im të lehtësoja krimin

Kimmel u shpreh se nuk ishte qëllimi i tij të lehtësonte vrasjen e të riut.

24 Shtator 2025, 10:29 Nga E.d
Jimmy Kimmel rikthehet në ekran pas komenteve mbi vrasjen e Charlie Kirk:
Jimmy Kimmel

SHBA - Prezantuesi televiziv dhe komedian i njohur amerikan Jimmy Kimmel, është rikthyer në skenë pas një pezullimi, për shkak se bëri komente mbi vrsajen e aktivistit Charlie Krik. Kimmel u shpreh se nuk ishte qëllimi i tij të lehtësonte vrasjen e të riut. Dhe se nuk kishte dashur të fajësonte ndonjë grup specifik për vrasjen e Kirk, ndërsa vlerësoi Erika Kirk për faljen e vrasësit të dyshuar të burrit të saj gjatë shërbimit përkujtimor ketë fundjavë.

Pezullimi i shfaqjes shkaktoi reagime të forta nga ligjvënësit, sindikatat dhe mbështetësit e lirisë së fjalës. Në kuadër të kësaj u bënë fushata dhe bojkotet e të cilat shënjestruan Disney-in ABC-në. Prezantuesi Kimmel kritikojë kërcënimet anti-amerikane për cënimin e fjalës së lirë, dhe pezullimit të tij nga puna. Pas rikthimit episodi i tij nuk ishte i shikueshëm në të gjitha televizionet, për shkak të rezistencës nga shumë stacione lokale të lidhura me ABC.

BBC raporton se dhjetëra stacione televizive lokale në SHBA, thanë se do të vazhdonin ta zëvendësonin Jimmy Kimmel live me programe alternative për momentin. Komediani kritikoi gjithashtu edhe Presidentin Trumpin, i cili bëri thirrje për shkarkimin e kolegëve të tij, prezantuesve të emisioneve të mbrëmjes.

"Udhëheqësi ynë feston njerëzit që humbasin jetesën e tyre sepse ai nuk mund të pranojë shaka", tha Kimmel.

Rikthimi i komedianit u vlerësua nga kolegët dhe miqtë e tij të famshëm, përfshirë edhe aktorin Ben Stiller. Por nuk u pranua nga të gjithë pasi, Trump tha në platformën e tij të mediave sociale se nuk mund ta besonte që ABC e kishte rikthyer komedianin.

"Diçka ndodhi midis asaj kohe dhe tani sepse audienca e tij ka ikur dhe talenti i tij nuk ishte kurrë aty", shkroi Trump.

Të ftuarit e Kimmel pas rikthimit të tij, ishin aktori i Twisters dhe Chad Powers, Glen Poll, dhe e ftuara muzikore Sarah McLachlan.

 

jimmy kimmel shba charlie kirk

Sondazh

Poll