23 Shtator 2025, 20:44
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se vendet anëtare të NATO-s duhet të rrëzojnë avionë rusë, nëse këta shkelin hapësirën e tyre ajrore. Trump e bëri deklaratën gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin një vendim të NATO-s për të ndërmarrë veprime të tilla ushtarake ndaj Rusisë, Trump u përgjigj: “Po, e besoj këtë”, duke lënë të kuptohet se është i hapur për një qasje më konfrontuese nëse Rusia shkel kufijtë ajrorë të aleatëve të NATO-s.
Ndërsa kur u pyet nëse do të mbështeste ushtarakisht aleatët e NATO-s në një përshkallëzim të mundshëm, Trump tha se kjo do të varet nga rrethanat. Sa i përket marrëdhënieve me presidentin rus Vladimir Putin, Trump nuk dha një përgjigje të qartë nëse vazhdon ta besojë apo jo.
“Do t’ju them për këtë brenda një muaji”, tha shkurtimisht.
Ai tha gjithashtu se planifikon të telefonojë kryeministrin hungarez Viktor Orban për ta nxitur atë të ndalojë blerjen e naftës ruse, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të ushtruar presion mbi aleatët e NATO-s që të ndërpresin lidhjet e tyre energjetike me Moskën.
Deklaratat Trump – Zelensky:
Trump; E vlerësojmë këtë takim. Kishim një ditë shumë interesante dhe produktive. Tani kemi këtë takim të rëndësishëm me presidentin Zelensky, një njeri i guximshëm që po përballet me një luftë të vështirë. Kemi shumë respekt për Ukrainën dhe për qëndresën e saj. Është vërtet mbresëlënëse
Nga ana e tij, presidenti ukrainas Zelensky falënderoi Trump-in për mbështetjen: Faleminderit për këtë takim dhe për përpjekjet tuaja për të ndalur këtë luftë. Do të kemi një bisedë të veçantë për fëmijët ukrainas. Faleminderit edhe për përfshirjen personale të Zonjës së Parë, Melania Trump, në këtë çështje. Është shumë e rëndësishme për ne. Kam disa lajme të mira nga fronti dhe do t’ju informoj për zhvillimet. Natyrisht, qëllimi ynë është ta përfundojmë këtë luftë.
donald trump
Bota
23 Shtator 2025, 19:41
E. D
Rexhep Tayyip Erdogan
SHBA- Presidenti Turk, Rexhep Tayyip Erdogan, iu drejtua të pranishmëve në seancën e Asamblesë së ...
Bota
23 Shtator 2025, 19:36
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Gjykata Supreme njoftoi se e ka refuzuar “si të pathemeltë” ankesën e Lëvizjes Vetëvendos...
Bota
23 Shtator 2025, 19:05
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Ba...
Bota
23 Shtator 2025, 18:38
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aleatët evropianë duhet të ndalin menjëherë blerjen e naftës nga...
Bota
23 Shtator 2025, 16:32
E.d
Donald Trump
PAKISTAN – Pakistani ka nominuar Presidentin e SHBA-së Donald Trump, për Çmimin Nobel për Paqen. Qeveria pakistane...
Bota
23 Shtator 2025, 15:55
E.d
Mark Rutte
SHBA - NATO ka qenë në gatishmëri të lartë pas shkeljeve të fundit të hapësirës ajrore&nb...
Bota
23 Shtator 2025, 15:21
E.d
Shefi i OpenAI Sam Altman dhe CEO i Nvidia Jensen Huang.
SHBA - Kompania Nvidia do të investojë 100 miliardë dollarë në intel...
Bota
23 Shtator 2025, 15:11
E. D
foto ilustruese
RUSI- NATO paralajmëroi Rusinë që të ndalë sjelljen “përshkallëzuese” të shkeljeve t&e...
Bota
23 Shtator 2025, 14:46
E.d
Foto ilustruse
SHBA - Aleatët e NATO-s akuzuan Rusinë gjatë takimit të Këshillit te Sigurimeve në SHBA, për shkeljen e h...
Bota
23 Shtator 2025, 14:35
I.A
BRUKSEL- Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të martën se nuk ka prova të reja që do të kërkonin ndryshime në rekomandim...