Bota

"U dhashë fund shtatë luftërave"/ Trump përmend sërish ndaljen e konfliktit Kosovë-Serbi

Mes konflikteve që përmendi, ishin edhe ato në Kosovë dhe Serbi, si dhe lufta në Kamboxhian dhe Tajlandë, Kongon dhe Ruandë, Pakistanin dhe Indinë, Izraelin dhe Iranin, Egjiptin dhe Etiopinë, si dhe Armeninë dhe Azerbajxhanin.

23 Shtator 2025, 19:05 Nga E. D
"U dhashë fund shtatë luftërave"/ Trump përmend
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara deklaroi se u ka dhënë fund shtatë luftërave të pafundme. Mes konflikteve që përmendi, ishin edhe ato në Kosovë dhe Serbi, si dhe lufta në Kamboxhian dhe Tajlandë, Kongon dhe Ruandë, Pakistanin dhe Indinë, Izraelin dhe Iranin, Egjiptin dhe Etiopinë, si dhe Armeninë dhe Azerbajxhanin.

“Po ashtu, brenda një periudhe prej vetëm shtatë muajsh, unë i kam dhënë fund shtatë luftërave të pafundme. Ata thoshin se ishin të pafundme. Që kurrë nuk do të zgjidheshin. Disa kishin vazhduar për 31 vjet, dy prej tyre, 31. Mendoni pak, 31 vjet. Një tjetër kishte 36 vjet. Një tjetër 28 vjet. Unë i dhashë fund shtatë luftërave. Dhe në të gjitha rastet, ato ishin duke u zhvilluar me mijëra njerëz të vrarë.

Asnjë President apo Kryeministër dhe asnjë vend tjetër nuk ka bërë ndonjëherë diçka që t’i afrohet kësaj. Dhe unë e bëra këtë në vetëm shtatë muaj. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Nuk ka pasur kurrë ndonjë gjë të tillë. Jam shumë i nderuar që e kam bërë,” deklaroi Trump.

donald trump

Sondazh

Poll