Bota

NATO: Veprimet ruse ndaj Rumanisë , Estonisë dhe Polonisë janë të qëllmishme

Pak ditë më parë Rusia shkeli vijën ajrore të shteteve si Estonia, Polonia dhe Rumania, pa asnjë leje zyrtare nga ana e tyre.

23 Shtator 2025, 15:55 Nga E.d
NATO: Veprimet ruse ndaj Rumanisë , Estonisë dhe Polonisë
Mark Rutte

SHBA - NATO ka qenë në gatishmëri të lartë pas shkeljeve të fundit të hapësirës ajrore polake, rumune dhe estoneze. Pak ditë më parë Rusia shkeli vijën ajrore të shteteve si Estonia, Polonia dhe Rumania, pa asnjë leje zyrtare nga ana e tyre. Protothema raportoi se në lidhje më këto ngjarje ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Sipas tij NATO nuk e vlerësoi menjëherë kërcënimin kur avionët e NATO-s shoqëruan avionët rusë jashtë hapësirës ajrore estoneze javën e kaluar.

"Ne gjithmonë do ta vlerësojmë rrezikun, nëse është një kërcënim i menjëhershëm për mbrojtjen tonë të përgjithshme, qëndrimin tonë dhe ne gjithmonë do të veprojmë në përputhje me rrethanat, por në këtë rast nuk pati vlerësim të menjëhershëm të kërcënimit", tha ai gjatë një konference për shtyp, duke iu referuar Estonisë .

Ndërsa për sa i përket faktit se nëse Rusia ka qenë e përfshirë edhe në fluturimet e dronëve mbi Kopenhagen, ai tha se ishte ende shumë herët për të ditur këtë.

"Danezët aktualisht po vlerësojnë se çfarë ndodhi saktësisht. Është shumë herët për të thënë.", tha Mark Rutte.

Ndërsa Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se pushtimi me dronë, ishte sulmi më serioz ndaj infrastrukturës daneze deri më sot.

“Pushtimi me dronë, i cili shkaktoi mbylljen e aeroportit të Kopenhagenit dje, të hënën, ishte sulmi më serioz ndaj infrastrukturës daneze deri më sot.” tha kryeministrja Mette Frederiksen.

 

nato sulme mark rutte

Sondazh

Poll