Bota

Gjiganti Nvidia do të investojë 100 miliardë dollarë në OpenAI dhe ChatGPT

Nvidia do të ndihmojë në konsolidimin e dy firmave si lidere në garën për të ndërtuar sisteme të inteligjencës artificiale që mund të transformojnë ekonominë dhe shoqërinë.

23 Shtator 2025, 15:21 Nga E.d
Gjiganti Nvidia do të investojë 100 miliardë dollarë në
Shefi i OpenAI Sam Altman dhe CEO i Nvidia Jensen Huang.

SHBA - Kompania Nvidia do të investojë 100 miliardë dollarë në inteligjencën artificiale OpenAI dhe ChatGPT. Nvidia do të ndihmojë në konsolidimin e dy firmave si lidere në garën për të ndërtuar sisteme të inteligjencës artificiale që mund të transformojnë ekonominë dhe shoqërinë. Reuters raportoi se ky veprim nënvizon interesat gjithnjë e më të mbivendosura të gjigantëve të ndryshëm të teknologjisë që zhvillojnë sisteme të përparuara të inteligjencës artificiale.

Marrëveshja i jep prodhuesit të çipave Nvidia një pjesëmarrje financiare në kompaninë më të shquar të inteligjencës artificiale në botë, e cila është tashmë një klient i rëndësishëm. NVIDIA është një kompani amerikane teknologjike e cila projekton dhe prodhon njësi përpunimi grafik. Ajo është e njohur për çipat e saj grafikë dhe industrinë e lojërave. Kompania është bërë lider në zhvillimin e informatikës me performancë të lartë dhe inteligjencës artificiale përmes pajisjeve, softuerëve dhe platformave të saj të specializuara.

nvidia openai chatgpt

Sondazh

Poll