Aktualitet

EMRAT/ KED miraton listën përfundimtare të kandidatëve për vendin vakant në Kushtetuese

Nga 13 kandidatët që shprehën interes për karrigen e Holta Zaçajt, KED ka përzgjedhur 6 kandidaturat që do të kalojnë në fazën e vlerësimit të mëtejshëm.

23 Shtator 2025, 19:14 Nga DOSJA
EMRAT/ KED miraton listën përfundimtare të kandidatëve
foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka miratuar raportin dhe listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve që aplikuan për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë më 11 dhjetor 2024.

Nga 13 kandidatët që shprehën interes për karrigen e Holta Zaçajt, KED ka përzgjedhur 6 kandidaturat që do të kalojnë në fazën e vlerësimit të mëtejshëm.

Renditja e kandidatëve sipas pikëve është si më poshtë:

1.Asim Vokshi – 89.5 pikë

2.Naureda Llagami – 89.3 pikë

3.Florian Ballhysa – 77.83 pikë

4.Alma Faskaj – 77.77 pikë

5.Genta Tafa (Bungo) – 75.44 pikë

6.Alban Toro -74.22 pikë

 

këshilli i emërimeve në drejtësi

Sondazh

Poll