"Kauza e tij është edhe e jona"/ Homazhe për Charlie Kirk, Jonathan Pano: Ishte i njohur për qëndrimin e tij të palëkundur...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Qytetarë të shumtë dhe grupe fetare kanë mbajtur homazhe mbasditen e sotme në kryeqyt...
BDI thotë më tej se vota shqiptare është e lirë, sovrane dhe vendimtare, dhe ajo do të vendosë të ardhmen e vendit dhe më 19 tetor, do të fitojë vullneti i popullit.
MAQEDONIA E VERIUT- Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklatatave të kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Me anë të një deklarate BDI thotë se Mickoski dhe VLEN kanë frikë nga rezultatet që i presin më 19 tetor. BDI thekson gjithashtu se pas zgjedhjeve lokale, VLEN-i do të mbahet mend vetëm si projekt ekspetimental i OBRM-PDUKM-së për nënshtrimin e shqiptarëve. BDI thotë më tej se vota shqiptare është e lirë, sovrane dhe vendimtare, dhe ajo do të vendosë të ardhmen e vendit dhe më 19 tetor, do të fitojë vullneti i popullit.
"Çdo ditë që përsërit se “nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme”, Mickoski në fakt pranon një të vërtetë të hidhur: se është i vetëdijshëm për disfatën e pashmangshme që e pret projektin e tij politik dhe përfaqësuesin e tij vasal shqiptar, VLEN-in. Kjo frikë nuk është e kotë. Shqiptarët e kanë kuptuar qartë se VLEN nuk është zgjedhja e tyre, por instrument i Mickoskit për t’i mbajtur shqiptarët të nënshtruar. Kandidatët e VLEN-it nuk kanë asnjë legjitimitet, sepse janë të instaluar nga OBRM-PDUKM dhe janë vetëm fasadë e një politike antishqiptare që synon t’i kthejë shqiptarët pas, në periudhat para vitit 2001.
Madje këtë e pranojnë edhe vetë drejtuesit e tyre. Vetë Izet Mexhiti ka konfirmuar publikisht se e vetmja gjë që e mban këtë qeveri në këmbë nuk është vota shqiptare, por vullneti i OBRM-PDUKM-së. Ky është turpi më i madh: shqiptarët nuk përfaqësohen me votën e tyre, por mbahen peng nga vendimet e Mickoskit. Për këtë arsye, gjithçka që dëgjojmë nga VLEN nuk janë qëndrime të shqiptarëve, por vetëm përsëritje të fjalëve të Mickoskit. E vërteta është se shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të përfaqësohen nga vasalë të tillë. Rezultati i zgjedhjeve lokale do të jetë aq i qartë, aq i padiskutueshëm, saqë do të detyrojë vendin të përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Mickoski mund të përsërisë dhjetëra herë të kundërtën, por zëri i shqiptarëve me 19 tetor do ta bëjë të pamundur ikjen nga ky realitet. BDI është forca që për më shumë se dy dekada ka garantuar barazinë, integrimin dhe vendimmarrjen konsensuale. Përballë kësaj, VLEN do të mbahet mend vetëm si një eksperiment i Mickoskit, një fasadë e përkohshme, pa vizion dhe pa mbështetje popullore. Që ta kenë të qartë edhe një herë: ne punojmë për ta kthyer dinjitetin në vend, jo për të qenë pjesë e pushtetit. Mos u frikësonu!”. Shqiptarët kanë votën e tyre, vijon më tej reagini, kanë dinjitetin e tyre dhe kanë treguar se nuk shiten.
Vota shqiptare është e lirë, sovrane dhe vendimtare, dhe ajo do të vendosë të ardhmen e vendit. Më 19 tetor, shqiptarët do të flasin me një zë. Më 19 tetor, shqiptarët do të tregojnë se referendumi i vetëm është vota e lirë. Më 19 tetor, shqiptarët do të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre. Më 19 tetor, do të fitojë vullneti i popullit”, thuhet në reagimin e BDI-së.
pamje nga vendngjarja TIRANË- Qytetarë të shumtë dhe grupe fetare kanë mbajtur homazhe mbasditen e sotme në kryeqyt...
Adriana Kalaja TIRANË- Partia Demokratike do të depozitojë kallëzimin penal shtesë në SPAK për gjyqtaren Irena Gjoka. M&...
foto ilustruese TIRANË- Olta Xhaçka, e rizgjedhur deputete në Parlament nga zgjedhjet e 11 majit, nuk i ka përfunduar ende...
Diella SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump u bë i njohur për krijimin e një agjencie në Shtëpinë e Bardhë që p&e...
Vangjush Dako DURRËS- Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, pas përmirësimit të gjendjes s...
foto ilustruese TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur në takim për ditën e nesërme krerët e grupeve parlamen...
TIRANË- Ministrja virtuale e Ramës 'Diella' ka marrë vëmendjen jo vetëm te mediave të huaja por edhe të artistëve...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka postuar një video në t&eu...
Yuri Kim SHBA- Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar pasi i dha fund karrierës së saj si diplomate. Me anë t&e...
James Rubin HAGË- Ish-diplomati amerikan James Rubin ka thënë se nuk mendon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qen&...