Tjetër kallëzim për gjyqtaren me shumë mbiemra/ PD: Nesër depozitojmë kallëzim penal shtesë në SPAK për Irena Gjokën
Adriana Kalaja TIRANË- Partia Demokratike do të depozitojë kallëzimin penal shtesë në SPAK për gjyqtaren Irena Gjoka. M&...
Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano, gjatë fjalës së tij u shpreh se vrasja e Kirk nuk është thjesht një akt kriminal, por një sinjal alarmi për luftën ideologjike që po i bëhet familjes dhe vlerave themelore perëndimore.
TIRANË- Qytetarë të shumtë dhe grupe fetare kanë mbajtur homazhe mbasditen e sotme në kryeqytet, për vrasjen e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk. Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano, gjatë fjalës së tij u shpreh se vrasja e Kirk nuk është thjesht një akt kriminal, por një sinjal alarmi për luftën ideologjike që po i bëhet familjes dhe vlerave themelore perëndimore.
Pano theksoi se kjo humbje ndjehet edhe në Shqipëri, ku përpjekjet për të heshtur zërat konservatorë janë gjithnjë e më të forta. Më tej pano tha se Kirk ishte i njohur për qëndrimin e tij të palëkundur në mbrojtje të familjes dhe vlerave themelore ndërkombëtare dhe bashkëpunoi me Presidentin Trump dhe promovoi parime që mbështesin edhe kombin tonë.
Pjesë nga deklarata:
Jemi mbledhur sot për të kujtuar dhe për të nderuar Charlie Kirk, vetëm 31 vjeç, i cili inspiroi mijëra të rinj të angazhohen në mbrojtje të lirisë së fjalës, vlerave tradicionale dhe dashurisë për atdheun. Kirk besonte se brezi i ri duhej të rritej me kurajë, me besim dhe atdhedashuri dhe këtë mesazh ai e përçoi kudo me pasion dhe bindje.
Kirk ishte i njohur për qëndrimin e tij të palëkundur në mbrojtje të familjes dhe vlerave themelore ndërkombëtare. Ai bashkëpunoi me Presidentin Trump dhe promovoi parime që mbështesin edhe kombin tonë. Prandaj, ne e ndjejmë këtë humbje si të ishte e jona.
Megjithatë, kjo mbrëmje nuk është vetëm në kujtim të tij sot ne festojmë një jetë të jetuar me liri. Ai na mësoi çfarë do të thotë të thuash gjërat siç janë, të qëndrosh i palëkundur përballë presionit dhe të flasësh në mbrojtje të së vërtetës, sidomos kur ajo sulmohet.
Ai na kujtoi se liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg zhdukjes disa fjalë që sot tingëllojnë profetike. Ai tha: “Dua të kujtohem për guximin dhe besimin tim, dhe gjëja më e rëndësishme në jetën time është besimi im.”
Ai e dinte se fama dhe pasuria janë të përkohshme, por trashëgimia e vlerave që lëmë pas do të jetojë.
Adriana Kalaja TIRANË- Partia Demokratike do të depozitojë kallëzimin penal shtesë në SPAK për gjyqtaren Irena Gjoka. M&...
foto ilustruese TIRANË- Olta Xhaçka, e rizgjedhur deputete në Parlament nga zgjedhjet e 11 majit, nuk i ka përfunduar ende...
Diella SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump u bë i njohur për krijimin e një agjencie në Shtëpinë e Bardhë që p&e...
Vangjush Dako DURRËS- Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, pas përmirësimit të gjendjes s...
foto ilustruese TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur në takim për ditën e nesërme krerët e grupeve parlamen...
TIRANË- Ministrja virtuale e Ramës 'Diella' ka marrë vëmendjen jo vetëm te mediave të huaja por edhe të artistëve...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka postuar një video në t&eu...
Yuri Kim SHBA- Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar pasi i dha fund karrierës së saj si diplomate. Me anë t&e...
James Rubin HAGË- Ish-diplomati amerikan James Rubin ka thënë se nuk mendon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qen&...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit E...