Bota

Siguria maksimale në stadiumin e Arizona/ Trump i mbuluar me një xham mbrojtës shfaqet në ceremoninë përkujtimore të Charlie Kirk

Trump qëndroi duke buzëqeshur dhe duke shikuar nga vendi i tij, i cili ndodhet lart mbi dysheme dhe është mbuluar me xham mbrojtës.

21 Shtator 2025, 22:45 Nga E. D
Siguria maksimale në stadiumin e Arizona/ Trump i mbuluar me një xham
Donald Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump është shfaqur në audiencën gjigante në nderim të Charlie Kirk, duke marrë brohoritje të mëdha nga turma: “SHBA, SHBA…” Trump qëndroi duke buzëqeshur dhe duke shikuar nga vendi i tij, i cili ndodhet lart mbi dysheme dhe është mbuluar me xham mbrojtës.

Midis atyre me presidentin janë shefja e stafit Susie ëiles, dhëndri Jared Kushner, djali Donald Trump Jr. dhe zëvendësshefi i stafit Dan Scavino.  Kevin Liptak, Glendale e të tjerë. Të pranishëm në ceremoninë përkujtimore janë edhe zëvendëspresidenti J.D. Vance, ministri i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., dhe zyrtarë të tjerë të administratës.

Në skenë do të flasin gjithashtu edhe Erika Kirk, bashkëshortja e ndjerit dhe tashmë drejtuesja e Turning Point USA, preisdenti Donald Trump, Tucker Carlson, komentator konservator, Tulsi Gabbard, drejtoreshë e Inteligjencës Kombëtare, Pete Hegseth, sekretar i Mbrojtjes dhe Stephen Miller, ish-këshilltar i Shtëpisë së Bardhë.

 

 

 

 

 

donald trump

Sondazh

Poll