Bota

FOTOLAJM/ Ceremonia përkujtimore e Charlie Kirk, nga Trump, Musk dhe figura të tjera republikane ja kush ishin të pranishëm

Të pranishëm në ceremoninë përkujtimore janë Presidenti Donald Trump, Zëvendëspresidenti J.D. Vance, ministri i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., dhe zyrtarë të tjerë të administratës. Në skenë do të flasin gjithashtu edhe Erika Kirk, bashkëshortja e ndjerit dhe tashmë drejtuesja e Turning Point USA, preisdenti Donald Trump, Tucker Carlson, komentator konservator, Tulsi Gabbard, drejtoreshë e Inteligjencës Kombëtare, Pete Hegseth, sekretar i Mbrojtjes dhe Stephen Miller, ish-këshilltar i Shtëpisë së Bardhë.

21 Shtator 2025, 21:50 Nga E. D
FOTOLAJM/ Ceremonia përkujtimore e Charlie Kirk, nga Trump, Musk dhe figura
pamje nga vendngjarja

SHBA- Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në një stadium në Glendale, Arizona, për ceremoninë përkujtimore të aktivistit konservator Charlie Kirk, i cili u vra me armë zjarri në një universitet në Utah gjatë këtij muaji. Ceremonia po zhvillohet në State Farm Stadium të ekipit Arizona Cardinals në Phoenix, i mbushur me mbi 60.000 pjesëmarrës, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur jashtë stadiumit dhe miliona ndjekin ngjarjen drejtpërdrejt përmes transmetimeve televizive.

FOTOLAJM/ Ceremonia përkujtimore e Charlie Kirk, nga Trump, Musk dhe figuraFOTOLAJM/ Ceremonia përkujtimore e Charlie Kirk, nga Trump, Musk dhe figura

Të pranishëm në ceremoninë përkujtimore janë Presidenti Donald Trump, Zëvendëspresidenti J.D. Vance, ministri i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., dhe zyrtarë të tjerë të administratës. Në skenë do të flasin gjithashtu edhe Erika Kirk, bashkëshortja e ndjerit dhe tashmë drejtuesja e Turning Point USA, preisdenti Donald Trump, Tucker Carlson, komentator konservator, Tulsi Gabbard, drejtoreshë e Inteligjencës Kombëtare, Pete Hegseth, sekretar i Mbrojtjes dhe Stephen Miller, ish-këshilltar i Shtëpisë së Bardhë.

FOTOLAJM/ Ceremonia përkujtimore e Charlie Kirk, nga Trump, Musk dhe figuraFOTOLAJM/ Ceremonia përkujtimore e Charlie Kirk, nga Trump, Musk dhe figura

Elon Musk, një nga figurat më të njohura në teknologji dhe mediat sociale, është parë mes turmës duke përshëndetur publikun dhe duke shtrënguar duart me kongresmenin Matt Gaetz. Sipas urdhrit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, stadiumi është shndërruar në një “kështjellë të mbrojtur”, ndërsa edhe një tjetër kompleks sportiv me kapacitet 20.000 vende është hapur për të pritur publikun.

FOTOLAJM/ Ceremonia përkujtimore e Charlie Kirk, nga Trump, Musk dhe figuraFOTOLAJM/ Ceremonia përkujtimore e Charlie Kirk, nga Trump, Musk dhe figura

Ceremonia ka marrë një ton të thellë fetar dhe patriotik, pasi është kënduar himni kombëtar, janë recituar lutje, dhe stadiumi është dekoruar me afishe biblike për të nderuar besimin e fortë të Charlie Kirk. Në çdo ndenjëse të stadiumit prej 73.000 vendesh është vendosur një afishe me portretin e tij dhe mbishkrimin “Kurrë mos u dorëzo”, ndërsa publikut i janë shpërndarë byzylykë me frazën “Të gjithë jemi Charlie Kirk”.

FOTOLAJM/ Ceremonia përkujtimore e Charlie Kirk, nga Trump, Musk dhe figura

shba charlie kirk

Sondazh

Poll