Aktualitet

"Për t'i futur mbesën në punë"/ Zbulohet arsyeja që vëllai i 'Rrumit' kërcënoi drejtorin e spitalit të Durrësit

Mësohet se shkak për kërcënimin është bërë fakti që Renis Mullaj nuk merrte në punë mbesën e Muçës. 

20 Shtator 2025, 14:44 Nga I.A
"Për t'i futur mbesën në punë"/ Zbulohet
Spitali i Durresit

DURRËS- Detaje të reja kanë dalë nga kërcënimi që vëllai i 'Rrumit' Vullnet Muça i ka bërë drejtorit të spitalit Durrës. Mësohet se shkak për kërcënimin është bërë fakti që Renis Mullaj nuk merrte në punë mbesën e Muçës. 

Njoftimi i Policisë:

V. M., 41 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin R. M., me detyrë Drejtor i Spitalit Rajonal Durrës, për t’i futur mbesën në punë.

Pëllumb Muharremi, vëllai i Vullnet Muçës, është një emër i njohur për autoritetet. I njohur edhe si Aleksandër Laho, ai ka qenë i dyshuar për disa ngjarje kriminale në Durrës dhe më gjerë, por ka lëvizur i lirë për shkak të mungesës së provave. Ai ishte ndër të plagosurit në atentatin pranë mbikalimit të Shkozetit.

vullnet muça renis mullaj

Sondazh

Poll