Aktualitet

Vinte baste përmes telefonit në lokale, arrestohet një person në Durrës, procedohen 3 të tjerë

Mbi ta rëndon vepra penale “Organizimi i lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore”.

20 Shtator 2025, 13:02 Nga E.d
Vinte baste përmes telefonit në lokale, arrestohet një person
Bastet sportive

DURRËS – Policia ka arrestuar një person i cili vinte baste sportive përmes telefonave në një lokal në Durrës. Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre të tjerë, të gjithë banues në Durrës. Mbi ta rëndon vepra penale “Organizimi i lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore”.

Njoftimi i Policisë

Goditet një tjetër rast i ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Vinin baste nëpërmjet celularëve në një lokal, arrestohet një shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, Komisariati i Policise Durres, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë evidentuar një lokal ku ushtrohej kjo veprimtari.

Në vijim të veprimeve, u arrestua shtetasi D. I., 37 vjeç, banues në Durrës, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit D. B., 35 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe N. K., 62 vjeç, të gjithë banues në Durrës, për veprën penale “Organizimi i lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore”. Këta shtetas janë konstatuar në një lokal, në sektorin Hekurudha Plazh, duke vendosur baste sportive në telefonat e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durrës 3 persona baste sportive

Sondazh

Poll