Aktualitet

Zbulohet një lokal ku ushtrohej prostitucion në FIer, 5 persona në pranga, mes tyre dhe 2 punonjëset e seksit nga Uganda

Mësohet se në pranga kanë rënë 5 persona gjithsej, nga të cilët 3 janë organizatorët.

20 Shtator 2025, 09:49 Nga I.A
Zbulohet një lokal ku ushtrohej prostitucion në FIer, 5 persona
Foto Ilustruese

FIER- Një lokal ku ushtrohej prostitucioni është zbuluar në Mbrostar të Fierit. Mësohet se në pranga kanë rënë 5 persona gjithsej, nga të cilët 3 janë organizatorët. Ndërkohë që 2 të tjerat që janë arrestuar janë punonjëse seksi nga Uganda.

Emrat e personave që kanë rënë në pranga janë Osjon Puka 29 vjeç, Klodjana Haskasa 24 vjeçe dhe Orkida Gajo 32 vjeç. Ndërsa punonjëset e seksit janë janë Ruth Mutesi 24 vjeçe dhe Shaluwah Nalutaaya 22 vjeçe.


Njoftimi i Policisë:

Fier Finalizohet operacioni policor i koduar “Prive”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pas një hetimi të kryer për rreth 7 muaj, në drejtimin e Prokurorisë. Zbulohet një lokal në Mbrostar, ku ushtrohej prostitucion. Arrestohen 5 shtetas, ndër to: -3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale; -2 shtetaset nga Uganda që ushtronin prostitucion.

Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet. Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan shtetasit O. P., 29 vjeç, banues në Fier, K. H., 24 vjeçe, banuese në Peqin, O. G., 32 vjeçe, banuese në Fier, R. M., 24 vjeçe, banuese në Uganda dhe Sh. N., 22 vjeçe, banuese në Uganda.

Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

mbrostar osjon puka klodjana haskasa orkida gajo ruth mutesi shaluwah nalutaaya

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shtator 2025, 21:59 Alba Alishani

"Më të barabartë se të tjerët"

foto nga emisioni TIRANË- Mirëmbrëma. Unë jam gazetare, por sonte nuk dua të flas vetëm si e tillë. Dua të flas si...