Aktualitet

EMRI/ Kultivoi kanabis në kopshtin e banesës, arrestohet 23-vjeçari në Kurbin

Mësohet se në pranga ka rënë 23-vjeçari Nezir Ahmeti.

20 Shtator 2025, 09:41 Nga I.A
EMRI/ Kultivoi kanabis në kopshtin e banesës, arrestohet
Kanabis

KURBIN- Një 23-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme për kultivim të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga ka rënë 23-vjeçari Nezir Ahmeti. Ai kishte kultivuar 23 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij në Kurbin.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur edhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin N. A., 23 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet, Kurbin, i cili dyshohet se ka kultivuar 23 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.

nezir ahmeti

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shtator 2025, 21:59 Alba Alishani

"Më të barabartë se të tjerët"

foto nga emisioni TIRANË- Mirëmbrëma. Unë jam gazetare, por sonte nuk dua të flas vetëm si e tillë. Dua të flas si...