Aktualitet

Vranësira dhe temperatura konstante, si parashikohet moti për sot

Orët e mesditës dhe pasditja do të sjellin vranësira të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore.

20 Shtator 2025, 07:46 Nga I.A

Vranësira dhe temperatura konstante, si parashikohet moti për sot

TIRANË- Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime në të gjithë vendin. Orët e mesditës dhe pasditja do të sjellin vranësira të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore. Ndërsa përgjatë vijës bregdetare si edhe në shumë qytete të zonës së ulët do të ketë temperatura të mesatare dhe lagështirë të lartë në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet më shumë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 29°C. Era do të fryjë e lehtë paradite por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 5 km/h duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

moti

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shtator 2025, 21:59 Alba Alishani

"Më të barabartë se të tjerët"

foto nga emisioni TIRANË- Mirëmbrëma. Unë jam gazetare, por sonte nuk dua të flas vetëm si e tillë. Dua të flas si...