Sport

'Pa fitore, pa kupë'... Sfida e rritjes së flokëve të tifozit të Man.United, nuk ka mbaruar!

Një tifoz i Manchester United njoftoi në vitin 2024 se do t’i priste flokët vetëm, pasi “Djajtë e Kuq” të kishin fituar pesë ndeshje radhazi. Një vit më vonë, i riu Frank Ilett ende nuk ka marrë gërshërë në dorë.

20 Shtator 2025, 12:00 Nga DOSJA
'Pa fitore, pa kupë'... Sfida e rritjes së flokëve
Frank Ilett nismëtari i sfidës

ANGLI - Ka kaluar një vit që kur tifozi i Manchester United, Frank Ilett, i preu flokët për herë të fundit. Me origjinë nga Oksfordi dhe tani me banim në Spanjë, ai njoftoi në rrjetet sociale tetorin e kaluar se do t’i rriste flokët, derisa “Djajtë e Kuq” të fitonin pesë ndeshje radhazi.

Fillimisht e nisur si një shaka e thjeshtë për të relaksuar tifozët pas një fillimi të vështirë të sezonit, sfida e tij "pa fitore, pa kupë" shpejt fitoi vrull. Si rezultat, ai ka më shumë se 300.000 ndjekës në Instagram.

Frank Ilett është i sigurt për të ardhmen, duke i thënë BBC Radio Manchester se “Djajtë e Kuq” kanë një seri ndeshjesh "goxha të fitueshme" përpara tyre, përpara se të shtonte: "Shpresoj që deri në fund të vitit të jem në gjendje të shkurtoj flokët".

Më afër që iu afrua kësaj ishte në janar, kur Manchester United fitoi tre ndeshje radhazi, përpara se të humbiste ndaj Crystal Palace (0-2) në fillim të shkurtit. Ilett, megjithatë, e di saktësisht se si dëshiron që kjo aventurë të përfundojë: "Fundi perfekt do të ishte që njëri nga lojtarët të më priste flokët në Old Trafford."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll