Sport

Dani Alves u lirua nga akuzat për përdhunim, por duhet të paguajë miliona detyrime!...

Ai humbi gjyqin në CAS dhe do të duhet të paguajë miliona për ish-klubin e tij Puma

20 Shtator 2025, 09:00 Nga DOSJA
Dani Alves u lirua nga akuzat për përdhunim, por duhet të

MEKSIKE - Muaj pas lirimit në apel për akuzat për sulm seksual, mbërrijnë lajme të këqija për Dani Alves. Ish-futbollisti brazilian, i cili shpresonte përmes disa padive të kompensohej për muajt e paraburgimit dhe për përfundimin e marrëdhënieve të tij të punës, ka arkëtuar dushin e parë të ftohtë.

Pumas, i cili kishte ndërprerë kontratën e Dani Alves në fillim të vitit 2023, fitoi mosmarrëveshjen me lojtarin, i cili tani do të duhet të paguajë më shumë se 4.5 milionë dollarë të kërkuara në arkat e klubit.

Club Universidad Nacional, A.C., informon se më 1 shtator 2025, u dorëzua vendimi i arbitrazhit i lëshuar nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS), si pjesë e mosmarrëveshjes kontraktuale midis klubit dhe lojtarit Daniel Alves Da Silva.

CAS vendosi në favor të klubit, duke shfuqizuar vendimin e 15 majit 2024 të lëshuar nga Dhoma e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të FIFA-s dhe duke miratuar një vendim të ri në të cilin, përveç konfirmimit të vlefshmërisë së përfundimit kontraktual për shkaqe të justifikuara të ushtruar nga klubi, dënoi Dani Alves të paguajë një shumë më të madhe se ajo e përcaktuar nga FIFA, si dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar këtij institucioni". Shuma e kompensimit nuk është bërë e ditur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll