Sport

Sot dhe nesër, java e 4-t e Superiores!...

Ndeshjet e javës së 4-t do të luhen të ndara në dy ditë: të shtunën dhe të dielën

20 Shtator 2025, 11:00 Nga DOSJA

Sot dhe nesër, java e 4-t e Superiores!...

TIRANE - Java e katërt e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e gjitha këtë fundjavë. Të shtunën do të luhen dy takime, ndërsa të dielën tre ndeshjet e tjera.

Partizani do të presë Elbasanin në stadiumin “Arena e Demave”, ndërsa në Rrogozhinë do të luhet takimi Egnatia - Tirana. Të dyja ndeshjet janë programuar të luhen në ora 19:00.

Vora - Flamurtari dhe Dinamo City - Bylis do të luhen të dielën në ora 16:00. Ndeshja përmbyllëse e javës, Teuta - Vllaznia do të luhet në ora 19:00.

Sot dhe nesër, java e 4-t e Superiores!...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll