Sport

E BUJSHME... Atletico Madrid drejt shitjes. Gjiganti ameriakn Apollo Global gati ta blejë!

Të gjithë aksionarët do të kishin shprehur gatishmërinë për të shitur një pjesë të aksioneve të tyre

20 Shtator 2025, 10:00 Nga DOSJA

E BUJSHME... Atletico Madrid drejt shitjes. Gjiganti ameriakn Apollo Global gati

SHBA - Gjigandi amerikan Apollo Global Management do të ishte në një fazë të avancuar të negociatave për të blerë shumicën e aksioneve në Atletico Madrid.

Transaksioni, nëse finalizohet, do të shënonte debutimin e grupit të Nju Jorkut në botën e futbollit dhe do ta vendoste atë në listën në rritje të fondeve të kapitalit privat që po fitojnë hapësirë midis klubeve kryesore evropiane.

Sipas raportimeve nga Financial Times, Apollo po negocion me aksionerët kryesorë të Atletico Holdco, kompania që mban rreth 70% të kapitalit të klubit.

Ndër palët e përfshira janë CEO Miguel Angel Gil Marin, presidenti Enrique Cerezo dhe fondi Ares Management, gjithashtu amerikan. Në të njëjtën kohë, bisedimet janë duke u zhvilluar edhe me Quantum Pacific, kompania mbajtëse me bazë në Londër e kontrolluar nga miliarderi izraelit Idan Ofer, e cila zotëron pak më shumë se 27% të aksioneve.

E BUJSHME... Atletico Madrid drejt shitjes. Gjiganti ameriakn Apollo Global gati

Të gjithë aksionarët do të kishin shprehur gatishmërinë për të shitur një pjesë të aksioneve të tyre, edhe nëse çmimi dhe madhësia e operacionit mbeten për t'u përcaktuar. Ende nuk ka siguri për një marrëveshje dhe klubi ka zgjedhur të mos komentojë thashethemet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll