Aktualitet

Piranjat fusin në kurth “këngëtaren” e Fier-Sheganit, kënga që i këndon PS-së është “e vjedhur!”

Kjo këngë, me një urim në fund për Partinë Socialiste të Shqipërisë është kënduar dy ditë para zgjedhjeve të 11 Majit, nga zonja Feride Krakulli, për qejfin e saj, në oborrin e shtëpisë. Mirëpo kënga nuk mbeti vetëm në rrjetet sociale të zonjës, por u shpërnda edhe në faqe të tjera online, ndaj dashur padashur zonja Feride u kthye në një personazh që na ngacmoi kuriozitetin për ta njohur më shumë, por dhe për t’i kërkuar diçka që në fakt i takon gazetarit Freard Rista.

19 Shtator 2025, 22:21 Nga E. D
Piranjat fusin në kurth “këngëtaren” e Fier-Sheganit,
foto ilustruese

FIER- “Këtu në Fier-Shegan, mbarë në Myzeqe, mirësevjen mandat i katërt, lulëzon jetë e re. Ta gëzoj Partia Socialiste mandatin e katërt!”

Kjo këngë, me një urim në fund për Partinë Socialiste të Shqipërisë është kënduar dy ditë para zgjedhjeve të 11 Majit, nga zonja Feride Krakulli, për qejfin e saj, në oborrin e shtëpisë. Mirëpo kënga nuk mbeti vetëm në rrjetet sociale të zonjës, por u shpërnda edhe në faqe të tjera online, ndaj dashur padashur zonja Feride u kthye në një personazh që na ngacmoi kuriozitetin për ta njohur më shumë, por dhe për t’i kërkuar diçka që në fakt i takon gazetarit Freard Rista.

Ky i fundit do të hiqej si nipi i të ndjerit, këngëtarit popullor Llazar Prifti (personazh i krijuar), ndërsa pjesëmarrësit e tjerë në këtë shaka të hidhur do të kishin rolin e shoferit dhe Komisionerit për të Drejtën e Autorit nga Shkumbini në Kurvelesh (post i krijuar).

Grupi i xhirimit të “Piranjave” shkuan në Fier-Shegan, të kamufluar si më sipër shpjeguar. Znj. Feride i mirëpriti brenda në banesë pa e ditur se për çfarë bëhej fjalë, por kur e kuptoi nisi të refuzonte, duke pretenduar se këtë këngë e kanë kënduar dajat e saj në kohën e Komunizmit, gjatë Kongresit të 7-të. Mirëpo duke qenë se ajo kishte të drejtë, loja u luajt te vija melodike e këngës, që gjasme e kishte krijuar Llazar Prifti, gjyshi imagjinar i gazetarit Freard Rista.

Komisioneri për të Drejtën e Autorit i shpjegoi znj. Feride se gjoba për shkeljen që ajo kishte kryer ishte 2 milionë lekë të vjetra, por në rast të shmangies së gjobës, ndoshta duhet të paguante nipin e këngëtarit, gjë që zonja e refuzoi gjatë gjithë kohës, duke sqaruar se ajo vetë nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga publikimi i këngës.

Në fund, Komisioneri propozoi një shtrëngim duarsh, madje znj. Feride vendosi ta këndojë këngën origjinale të Kongresit të 7-të, duke menduar se gjithçka u mbyll, por disa ditë më vonë “Piranjat” u rikthyen, kësaj here vërtet si “Piranja”./Piranajt.al

piranjat

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shtator 2025, 21:59 Alba Alishani

"Më të barabartë se të tjerët"

foto nga emisioni TIRANË- Mirëmbrëma. Unë jam gazetare, por sonte nuk dua të flas vetëm si e tillë. Dua të flas si...