19 Shtator 2025, 21:40
Nga E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Të hënën, më datë 15 shtator 2025, gazetari Freard Rista dhe grupi i xhirimit të emisionit “Piranjat” u përball me sjellje agresive dhe fjalë fyese të disa djemve, të afërm të biznesmenit Refik Halili, në ambientet e jashtme të lokalit ku ky i fundit ishte ulur. Arsyeja se pse gazetari kërkoi të bisedonte me z.Halili, ishte për shkak të një denoncimi pranë redaksisë së emisionit “Piranjat“, nga z. Gjergji Kosta, jurist dhe përfaqësues ligjor i familjes Preza, pronare trualli në zonën mes rrugës së Dibrës dhe rrugës 4 Dëshmorët, aty ku është ndërtuar Kompleksi Halili.
Në vitin 2009, kur punimet kishin kohë që kishin nisur, z. Krenar Preza, si pronar toke nënshkroi një kontratë me kompaninë për pjesën e tij takuese, në bazë të % që ra dakord me ndërtuesin. Ai do të përfitonte 2 apartamente, 1 dyqan dhe 2 garazhe. Sipas nenit 3 të kontratës, afati i fundit për përfundimin e ndërtimit do të ishte data 5 Dhjetor 2010 dhe pika e fundit e nenit 6 e rithekson se shoqëria e ndërtimit do të dorëzojë apartamentet “me çelësa në dorë” brenda këtij afati.
Por gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve. Duke qenë se ecuria e punimeve ishte e ngadaltë dhe jo në përputhje me detyrimet kontraktore, z. Preza ndërmori hapin në vitin 2013 për ta çuar çështjen në Gjykatë përmes një kërkesë-padie kundrejt shoqërisë së ndërtimit Halili sh.p.k. Gjykata vendosi në favor të z. Preza në shkallë të parë dhe në favor të z. Preza edhe në shkallë të dytë. Në përfundim të gjykimit të Apelit në vitin 2017 vendimi mori formë të prerë dhe z. Preza iu drejtua zyrës së Përmbarimit për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës. Në këtë periudhë ndërmerret hapi i parë i paligjshëm i z. Refik Halili duke shitur dyqanin që ishte pjesë e përfitimit të z. Preza nga bashkëpronësia, ndërkohë që dyqani ishte nën masën e sigurisë, e cila ishte legjitimuar me vendimin e shkallës së dytë të Gjykatës së Apelit.
Mirëpo paligjshmëria nuk mbaroi këtu, pasi dyqani u regjistrua në kadastër në emër të një personi të tretë, me një bashkëpunim perfekt mes ndërtuesit Refik Halili, noterit, përmbaruesit Pjetër Caka dhe punonjësit të kadastrës, të cilët dolën edhe mbi Gjykatën.
“Paligjshmëria e zyrtarëve të korruptuar të kadastrës është evidente, pasi një vendim i Gjykatës i formës së prerë, me masë sigurie të ligjëruar, nuk lejon që ky send të jetë në qarkullim civil“, shprehet juristi Gjergji Kosta.
Po çfarë veprimesh antiligjore duheshin kryer që të shitej ajo pasuri që ishte nën masën e sigurimit të padisë me vendim gjykate?
1: Të hiqej masa e sigurimit të padisë nga sistemi kadastral;
2: Prona të jetë në emër të ndërtuesit;
3: Të firmoset në noter kontrata e shit-blerjes mes ndërtuesit dhe klientes.
“Kam bërë kontrollin nga A te ZH dhe nuk e kam gjetur masën e sigurimit të padisë ose një aplikim nga zyra e Tiranës që të aplikojë masën e sigurimit të padisë në hipotekë. E ka bërë gabim hipoteka. E ka regjistruar gabim. Unë e kam çuar për ta regjistru. Hipoteka gabimisht e ka futur në masë sigurimi padie. E ka vendos gabim“, justifikohet për gazetarin Freard Rista, përmbaruesi Pjetër Caka, ndërsa juristi i kadastrë, justifikohet duke përdorur togfjalëshin “është shkrim kjo“, dhe në fund i zënë ngushtë, tenton t’i bëjë shantazh gazetarit duke i kërkuar emrin për ta mbajtur shënim./Piranjat.al
Aktualitet
19 Shtator 2025, 21:30
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar në lidhej me seancën plenare t...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 21:25
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Javën e kaluar ju treguam se si Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës ishte sh...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 21:12
E. D
foto ilustruese
FUSHË-KRUJË- Detja të reja janë zbardhur lidhur me incidentin në Fushë-Krujë ku një punonj&eum...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 21:00
E. D
foto ilustruese
FUSHË-KRUJË- Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Mësohet se një ...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 19:56
E. D
Ylli Shkalla
GREQI- Një 27-vjeçar shqiptar ka plagosur një turiste 25-vjeçare nga Ukraina në Kasandra të Halki...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 19:41
foto ilustruese
TIRANË- Fitim Dumani, vëllai i vogël i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, përjashtohet nga programi i mbrojtj...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 19:18
E. D
Perry Beenen dhe gruaja e tij
SHQIPËRI- Perry Beenen dhe familja e tij mezi prisnin pushimet e tyre në Shqipëri. Muajin e kaluar, fami...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 18:33
autori dhe viktima
TORONTO- Detaj të reja janë zbardhur lidhur me vrasen e 43-vjeçarit shqiptar, Paulin Harusha, i cili u ...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 17:32
E. D
pamje nga vendngjara
DURRËS- Katër Makina janë përfshirë nga flakët mbasditen e sotme në Spitallë të Dur...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 17:20
E.d
foto ilustruese
Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje që aplikatët p&eum...