Aktualitet

 EMRAT/ Dhunohet punonjësi i policisë në Fushë-Krujë, identifikohet autori

Mësohet se një punonjës policie, i identifikuar si E. Kasmi, është dhunuar fizikisht nga një person gjatë kohës që po parkonte automjetin e tij.

19 Shtator 2025, 21:00 Nga E. D
 EMRAT/ Dhunohet punonjësi i policisë në
foto ilustruese

FUSHË-KRUJË- Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Mësohet se një punonjës policie, i identifikuar si E. Kasmi, është dhunuar fizikisht nga një person gjatë kohës që po parkonte automjetin e tij. Ndërkohë autoritetet kanë identifikuar edhe autorin e dyshuar që është Aranit Merlika.

Sakaq, punojnësi i policisë ndodhet aktualisht në komisariatin e zonës, pasi e ka bërë vetë denoncimin për ngjarjen. Megjithatë ende nuk dihen motivet e sulmit, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

fushË-krujË aranit merlika

Sondazh

Poll