Sport

BEFASUESE!... Jose Mourinho prezantohet te Benfica dhe ndërkohë fyen ish-skuadrën e tij: “Fenerbahçe nuk ishte në nivelin tim!”...

“Me rikthimin tim te Benfica them se rikthehem në një klub që është në nivelin tim”, ishin fjalët e Mourinhos.

19 Shtator 2025, 19:27 Nga DOSJA
BEFASUESE!... Jose Mourinho prezantohet te Benfica dhe ndërkohë fyen

PORTUGALI - Rikthimi i José Mourinhos në Portugali nuk ka zhgënjyer redaktorët e medieve të ndryshme, pasi fjalët e thëna nga trajneri kanë qenë të bujshme.

Në fjalën e tij trajneri portugez u mundua që të saktësonte se rikthimi te Benfica ishte diçka e natyrshme, ndërsa periudha që kaloi në Stamboll ku stërviti Fenerbahçen nuk mund ta konsideronte si e tillë.

“Me rikthimin tim te Benfica them se rikthehem në një klub që është në nivelin tim, ndërsa te Fenerbahçe nuk mund të them të njëjtën gjë, si në aspektin kulturor edhe në atë futbollistik”, ishin fjalët e Mourinho-s.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll