Bota

OKB lë në fuqi sanksionet ndaj Iranit, shkak për këtë programi i tij bërthamor

Përfaqësuesi britanik u shpreh se rikthimi i sanksioneve kundër Republikës Islamike nga Franca, Gjermania dhe Britania është i ligjshëm, ndërsa nuk la pa mohuar edhe dështimin e Teheranit për t'iu përmbajtur angazhimeve të tij bërthamore.

19 Shtator 2025, 17:51 Nga E.d
OKB lë në fuqi sanksionet ndaj Iranit, shkak për këtë
foto ilustruese

SHBA - Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi të mos miratojë vendimin për heqjen e sanksioneve kundër Iranit. Ky vendim erdhi si pasojë e programit të tij bërthamor. Përfaqësuesi britanik u shpreh se rikthimi i sanksioneve kundër Republikës Islamike nga Franca, Gjermania dhe Britania është i ligjshëm, ndërsa nuk la pa mohuar edhe dështimin e Teheranit për t'iu përmbajtur angazhimeve të tij bërthamore.

Edhe përfaqësuesi francez vuri në dukje se rezervat e uraniumit të Iranit janë rritur dhe se ky shtet nuk ka hedhur ende asnjë hap për të bashkëpunuar me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Gjithashtu edhe Koreja e Jugut paraqiti një projekt për të hequr përgjithmonë sanksionet kundër Republikës Islamike.
Protothema shkruan se Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi pohoi se kishte paraqitur një propozim për fuqitë evropiane mbi programin bërthamor të Teheranit për të parandaluar rivendosjen e sanksioneve të OKB-së.

” Irani paraqet një propozim që është krijues, i drejtë dhe i balancuar, që adreson shqetësimet reale dhe është i dobishëm për të dyja palët ”, shkroi Araghchi në platformën X.

okb iran sanksione

Sondazh

Poll