Bota

U ngatërrua me një kriminel, turisti romun bën 1 muaj burg në Itali

Corriere Del Veneto raporton se Ovidiu A, 30 vjeç u arrestua më 24 gusht, pasi emri i tij u ngatërrua me një romun tjetër i cili kishte kryer një vjedhje të rëndë në vitin 2022.

19 Shtator 2025, 16:41 Nga E.d

 

U ngatërrua me një kriminel, turisti romun bën 1 muaj burg

ITALI - Një turist rumun i cili kishte shkuar me pushime në itali , u arrestua nga policia italiane pasi u ngatërrua me emrin e një krimineli. Corriere Del Veneto raporton se Ovidiu A, 30 vjeç u arrestua më 24 gusht, pasi emri i tij u ngatërrua me një romun tjetër i cili kishte kryer një vjedhje të rëndë në vitin 2022.

Avokati i tij tha se dëmi i shkaktuar ndaj 30-vjeçarit ishte i madh, por ai me përballoj me qetësi. Gjithashtu ai pohoi edhe faktin se ka nisur një kërkesë për dëmshpërblim ndaj burgosjes së padrejtë. "Një makth mbaroi", tha në momentin e lirimit 30-vjeçari romun, i burgosur për një muaj padrejtësisht.

itali turist burg

Sondazh

Poll