Bota

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e përpunimit të mbeturinave në Itali/ humbin jetën tre persona, një i zhdukur dhe dy të lënduar

Shpërthimi besohet se është shkaktuar nga vala e goditjes e krijuar nga një rezervuar me vaj të përdorur, që u hodh në erë duke shkaktuar një tronditje të fortë në zonë.

19 Shtator 2025, 17:22 Nga E. D
Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e përpunimit të
foto ilustruese

ITALI- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrike për përpunimin e mbeturinave “Ecopartenope” në Itali, ku si pasojë tre persona kanë humbur jetën.  Bëhet me dije se viktimat janë tre punëtorë, mes tyre edhe pronari i kompanisë, të cilët po punonin pranë një depoje kur ndodhi shpërthimi. Ndërsa një person i katërt rezulton ende i zhdukur dhe dy të tjerë janë plagosur lehtë.

Shpërthimi besohet se është shkaktuar nga vala e goditjes e krijuar nga një rezervuar me vaj të përdorur, që u hodh në erë duke shkaktuar një tronditje të fortë në zonë. Sipas dëshmive paraprake, punëtorët janë hedhur disa metra në ajër nga fuqia e shpërthimit. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen disa ekipe zjarrfikësish dhe autoritetet po vijojnë operacionet për kërkimin e personit të zhdukur dhe për të hetuar shkaqet e plota të ngjarjes.

itali

Sondazh

Poll