Politike

Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse parlamenti do të ndahej në 2 dhoma

Berisha tha se zgjidhje më e mirë do të ishte ndarja e parlamentit në dy dhoma që do të sillte dhe reduktim të numrit të deputetëve.

18 Shtator 2025, 22:25 Nga E. D
Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka folur në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për reduktimin e numrit të deputetëve nga 140 sa janë aktualisht në 101. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha tha se zgjidhje më e mirë do të ishte ndarja e parlamentit në dy dhoma që do të sillte dhe reduktim të numrit të deputetëve.

Ekzistenca e dy dhomave është një do të ishte një zhvillim pozitiv dhe nënkuptonte pa diskutim një reduktim të numrit të deputetëve. Këtë me 100 e ka marrë me Lul Bashën ky. Nuk është një përparësi për ne kjo. Ka shumë gjëra përpara që duhet të marrin përgjigje. Vendosja e dy dhomave me një numër të arsyeshëm jo të fryrë se shpenzime për qytetarët janë. Ky flet të heq kaq e aq deputet dhe në pamje të parë qëndron. Por Rama ka 40 këshilltarë. Kjo listë pagesë e këshillit të ministrave tregon se ka patur 4 sekretare një drejtores kabineti dhe 39 këshilltarë, ndihmësa dhe analistë dhe një numër të pa deklaruar këshilltarësh të jashtëm dhe këta paguhen sa fëngu pulën. Pra, ky ka konceptin të ndihmësit dhe ky ka më shumë ndihmesa se Këshilltarët. Krijimi me dy dhoma ka qenë një projekti yni dhe i ndjeri Sabri Godo e ka shtruar gjithmonë”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll