Politike

"Ka vetëm një përpjekje..."/ Berisha i prerë: Nuk ka bashkëpunim me Ramën për reformat

Berisha tha se nuk pranon asnjë bashkëpunim sepse nuk ka besim te kryeministri Edi Rama.

18 Shtator 2025, 22:43 Nga E. D
"Ka vetëm një përpjekje..."/ Berisha i prerë: Nuk
Sali Berisha 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se mes opozitës dhe mazhorancës nuk do të ketë asnjë bashkëpunim për reforma. I pyetur nga Blendi Fevziu, Berisha tha se nuk pranon asnjë bashkëpunim sepse nuk ka besim te kryeministri Edi Rama. Ndër të tjera Berisha tha se problemi i tij me drejtësinë është se nuk duhet të kenë vend në drejtësi ata që bashkëpunojnë me krimin.

Sali Berisha: Që të jem i sinqertë, përveçse për reformë zgjedhore dhe largimin e qeverisë, jo. Ne për reforma ne kemi zero besim te Edi Rama.

Blendi Fevziu: Pas dhjetë vitesh ka shumë gjëra që keni adresuar, a duhen korrigjuar problemet që kanë dalë nga reformat?

Sali Berisha: Ka vetëm një përpjekje në gjithë këtë. Jemi krejt të ndryshëm ne në qëndrimet ndaj drejtësisë. Problemi im me drejtësinë është se nuk duhet të kenë vend në drejtësi ata që bashkëpunojnë me krimin. Ai pikërisht ata favorizon. Sepse kudo që t’i kapësh, dalin në krim. Ke dëgjuar ti të zbatohet ligji Antimafia? E ka penalizuar Altin Troplinin?

Blendi Fevziu: E keni personale me Dumanin? Meqë ju ka vënë në akuzë?

Sali Berisha: Absolutisht jo. Kur unë shoh që kryeministri i vendit i firmos ndërtim hoteli apo pallati të shoqes së Altin Hajrit, e cila në çdo vend është subjekt i ligjit antimafia, unë e bëj bashkëfajtor Altin Dumanin.

Blendi Fevziu: Po ju s’e keni betejën me Dumanin…

Sali Berisha: A më pyetët për drejtësinë? Unë jam për atë reformë që vë para ligjit prokurorë që bashkëpunojnë me krimin.

sali berisha 

Sondazh

Poll