'Diella' e kopjuar nga Emiratet e Bashkuara? Kryeministri i UAE në qershor: Në 2026 do kemi Ministër me IA
Foto Ilustruese TIRANË- 'Diella' ka bërë bujë në të gjitha mediat e huaja si Ministrja e parë me Inteligjencë ...
Lideri i opozitës tha më tej se Veliaj u ka dhënë tendera NGO-ve që kanë transferuar para te e shoqja dhe e dyta biznesmenët kanë siguruar favore nga Veliaj duke sponsorizuar të shoqen.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po i cënohen të drejtat e njeriut në burg. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Kreydemokrati tha se Veliaj po trajtohet në mënyrë ç’njerëzore. Lideri i opozitës tha më tej se Veliaj u ka dhënë tendera NGO-ve që kanë transferuar para te e shoqja dhe e dyta biznesmenët kanë siguruar favore nga Veliaj duke sponsorizuar të shoqen.
Pjesë nga biseda në studio:
Berisha: Veliaj u ka dhënë tendera NGO-ve që kanë transferuar para te e shoqja dhe, e dyta, biznesmenët kanë siguruar favore nga Veliaj duke sponsorizuar të shoqen. Këto janë të dhënat që kanë dalë.
Fevziu: A është gjetur Veliaj në vjedhje flagrante? Është kapur drejtpërdrejt në korrupsion?
Berisha: Në vjedhje flagrante nuk mund të them që është kapur, siç është inceneratori. Por e kanë pohuar të gjithë ata, se në fillim e mohuan dëshmitarët. Që u gjetën 100 mijë euro në kasafortën e Arjolës, tha: “Nuk janë të miat.” Pastaj tha: “Janë të miat.” Drejtësia është para këtyre dëshmive dhe drejtësia do të veprojë. Edi Rama, këtu nuk ka dyshim. Mënyra e trajtimit të tij në burg është në mënyrë absolute staliniste. E kanë trajtuar në mënyrë çnjerëzore në burg. Nuk e pranoj. Më kanë thënë: “Pse e merr në mbrojtje?”, por për të drejtat e njeriut kurrë s’mund të kënaqemi pse nuk mbrohen.
Fevziu: Cilat raste konkrete?
Berisha: Izolim total, duke i futur Ulsiun me një vrasës në qeli për ta kërcënuar. Pas Ulsiut, i futën një tjetër. Thuhet se edhe Gjushin e futën pas tij për t’i dhënë mesazh. Tjetër, asnjë takim. Avokati ndërkombëtar pse nuk pranohet? Çfarë është kjo? Si mund të shkojë tjetri në sallë operacioni me policë? Kurrë s’ka ndodhur. Absolutisht asnjëherë. Jo vetëm të burgosur politikë, por edhe të tjerë. Polici shkonte te dera, por në sallë nuk imagjinohej se mund të futej. A e kuptoni që kjo është porosi e Edi Ramës? Polici, në radhë të parë, duhet të sterilizohet. Është një procedurë e tërë…
Foto Ilustruese TIRANË- 'Diella' ka bërë bujë në të gjitha mediat e huaja si Ministrja e parë me Inteligjencë ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se opozita nuk do të bojkotojë procesin zgjedhor,...
Charles McGoniga SHBA- Gazetari amerikan Roger Stone ka shkruar një artikull lidhur me aferën Rama-McGonigal. Stone e nis artikul...
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për nisjen e procesit të shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. I ft...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kaosi i sotëm u krijua pasi kryetari i parlamentit nuk i dha fjalën Gazment ...
Edi Rama TIRANË- Detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vjet do të falen dhe një skemë e re e ripagimit të borxheve t&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj dekretit të presidentit për emërimin e mi...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për tensionet në parlament paraditen e sotme. I ftuar në emisionin Opinion n&...
PD TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar një shkresë në Kuvdend, ku kërkon shpalljen e pavlefshme të seancës ple...
Edi Rama TIRANË- Agjencia e njohur ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull zhvillimeve që ndodhën so...