Aktualitet

I dyshuar për lidhje me mafian shqiptare, arrestohet në Ekuador biznesmeni italian me dy kombësi

Colonico dyshohet të ketë lidhje me mafian shqiptare e cila fokusohet në një sërë veprimtarish kriminale si pasrimi i parave, korrupsioni publik dhe trafikimin e drogës u shpreh Ministri i Brenshëm John Reimberg.

18 Shtator 2025, 16:38 Nga E.d
I dyshuar për lidhje me mafian shqiptare, arrestohet në Ekuador
Panfilo Colonico

EKUADOR - Biznesmeni italian Panfilo Colonico është arrestuar nga autoritetet vendase në Ekuador, pas një operacioni që nxorri shtruar sasinë e majme të parave të falsifikuara.

Colonico dyshohet të ketë lidhje me mafian shqiptare e cila fokusohet në një sërë veprimtarish kriminale si pastrimi i parave, korrupsioni publik dhe trafikimin e drogës u shpreh Ministri i Brenshëm John Reimberg.

Megjithatë emri i tij nuk lidhet vetëm me këtë çështje, pasi Panfilo Colonico ka qenë më parë i arrestuar për përndjekjen e ish-prezantueses televizive Carolina Jaume në vitin 2022, për të cilën tha se kishte vetëm pëlqim dhe vlerësim.

Por, nuk mbaron me kaq sepse në vitin 2023 ai deklaroi se ishte rrëmbyer, pavarësisht se rrëmbimi i tij nuk u trajtua me interes të madh asokohe dhe detaje të përditësuara më vonë.

Metroecuador raporton se i arrestauri me dy kombësi është transferuar për procedurë të rregullt, ndërkohë që priten vendime të tjera në lidhje me të.

benny colonico biznesmeni italian aktivitete kriminale

Sondazh

Poll