Aktualitet

Skandali në Përmet/ Njerku polic abuzoi me 16-vjeçaren, kolegu i tij arratiset në Greqi

Sipas policisë, në pranga është vënë njerku i të miturës, efektiv policie, i cili dyshohet se për tre vite me radhë e ka ngacmuar seksualisht. Ndërsa në kërkim është shpallur kolegu i tij, polic në Tepelenë, i cili rezulton i përfshirë, pasi është vënë në dijeni për akuzat ia ka mbathur drejt Greqisë.

18 Shtator 2025, 15:55 Nga E. D
Skandali në Përmet/ Njerku polic abuzoi me 16-vjeçaren, kolegu
AMP

GJIROKASTËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar zyrtarisht lidhur me skandalin në Përmet. Siç u raportua tre persona janë arrestuar dhe njëri është shpallur në kërkim, i cili u arratis në Greqi.

Sipas policisë, në pranga është vënë njerku i të miturës, efektiv policie, i cili dyshohet se për tre vite me radhë e ka ngacmuar seksualisht. Ndërsa në kërkim është shpallur kolegu i tij, polic në Tepelenë, i cili rezulton i përfshirë, pasi është vënë në dijeni për akuzat ia ka mbathur drejt Greqisë.

Në njoftim gjithashtu është theksuar se nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësi i policisë, njerku i të miturës prej disa vitesh ka pasur lidhje intime. Ndërkohë po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes së rëndë. 

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) në bashkëpunim me DVP Gjirokastër ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit të caktuar nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjiroksatër për dy punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ngacmim seksual” dhe dy shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “ Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

 P. B., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Përmet.

 A. A., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tepelenë (i shpallur në kërkim pasi është larguar ditën e djeshme në drejtim të Greqisë).

Shtetasi K. P., i dashuri i shtetases së mitur
Shtetasi I. P., shok me shtetasin K.P.

Pas indicjes nga një postim në rrjetet sociale, strukturat e hetimit të Drejtorisë Rajonale të AMP-së në bashkëpunim me DVP Gjirokastër kanë kryer veprimet e para hetimore, ku ka rezultuar se një vajzë e mitur me iniciale K.G., e nxitur nga i dashuri i saj shtetasi K.P., dhe shoku i tij shtetasi I.P., kanë shantazhuar punonjësin e policisë A.A., duke i kërkuar një shumë monetare prej 10 milion lekë të vjetra si këmbim për të mos publikuar një video intime të tij, e rregjistruar me aparat telefonik.

Gjithashtu nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësi i policisë P.B., (njerku i shtetases së mitur) prej disa vitesh ka pasur lidhje intime.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

amp

Sondazh

Poll