Politike

"Së bashku për një të ardhme të begatë"/ Zelenskyy uron Ramën për nisjen e mandatit të katërt: Me padurim pres vazhdimin e dialogut për paqe dhe siguri në Europë

Me anë të një postimi në "X" Zekenskyy shprehet se pret të vazhdojnë së bashku me Ramën dialogun për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë Evropën.

18 Shtator 2025, 17:31 Nga E. D
"Së bashku për një të ardhme të begatë"/
Edi Rama dhe Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka uruar kryeministrin Edi Rama për nisen e mandatit të katërt. Me anë të një postimi në "X" Zekenskyy shprehet se pret të vazhdojnë së bashku me Ramën dialogun për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë Evropën.

"Urime për @ediramaal për rizgjedhjen si Kryeministër i Shqipërisë. Me padurim pres të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë Evropën. I uroj Kryeministrit Rama çdo sukses në realizimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Së bashku, do të çojmë përpara vlerat tona të përbashkëta dhe një të ardhme të sigurt dhe të begatë për kombet tona, në një Evropë të fortë dhe të bashkuar," shkruan Zelenskyy në X.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll