Politike

Gjenerali amerikan Alexus Grynkewich në Tiranë, Ambasada: Në fokus bashkëpunimi rajonal dhe mbrojtja

Në takimet, Gjenerali Grynkewich shprehu optimizëm për angazhimin rajonal në ndarjen e përgjegjësive në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimit dhe stabilitetit.

18 Shtator 2025, 12:40 Nga I.A
Gjenerali amerikan Alexus Grynkewich në Tiranë, Ambasada: Në
Alexus Grynkewich

TIRANË- Gjenerali i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, Alexus Grynkewich ka bërë një vizitë në Shqipëri. Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada amerikane shkruan se Grynkeëich është takuar me krerët e vendit, përfshi kryeministrin Edi Rama si dhe Presidentin Bajram Begaj. Në takimet, Gjenerali Grynkewich shprehu optimizëm për angazhimin rajonal në ndarjen e përgjegjësive në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimit dhe stabilitetit.

Postimi i Plotë:

Këtë javë, Gjenerali i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, Alexus Grynkewich, Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën, u takua me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe udhëheqësit në fushën e mbrojtjes së Shqipërisë gjatë vizitës së tij në Tiranë për të bashkëkryesuar konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut (A5) 2025. Në konferencën me udhëheqësit ushtarakë të vendeve të Kartës së Adriatikut dhe në takimet e tij dypalëshe, Gjenerali Grynkewich shprehu optimizëm për angazhimin rajonal në ndarjen e përgjegjësive në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimit dhe stabilitetit.

alexus grynkewich

Sondazh

Poll