Politike

"Shqiptarët braktisin vendit, oligarkët pasurohen"/ Grupi i PL-së: I bashkohemi PD-së në 3 kërkesat për përsëritje seance, mosbetimin e Qeverisë dhe mocionin për shkarkimin e Peleshit

Në konferencën e përbashkët të PL-së ku të pranishëm ishin Erisa Xhixho, Brunilda Haxhiu dhe Edmond Haxhinasto, sekretari i përgjithshëm, Tedi Blushi akuzoi gjithashtu mazhorancën për shkeljen e Kushtetutës.

18 Shtator 2025, 15:06 Nga E. D

"Shqiptarët braktisin vendit, oligarkët pasurohen"/ Grupi i

TIRANË- Partia e Lirisë duke folur në një konferencë për shtyp kanë deklaruar se i bashkohet nismës së PD-së me tre kërkesat e deklaruara sot pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat. Në konferencën e përbashkët të PL-së ku të pranishëm ishin Erisa Xhixho, Brunilda Haxhiu dhe Edmond Haxhinasto, sekretari i përgjithshëm, Tedi Blushi akuzoi gjithashtu mazhorancën për shkeljen e Kushtetutës. Më tej Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama se zgjodhi sot në Kuvend të mos përballej me opozitën.

“Si grup parlamentar i bashkohemi qëndrimit të grupit parlamentar të PD-së për përsëritjen e seancës plenare, i bashkohemi thirrjes ndaj Presidentit të Republikës që të ngrihet në lartësinë e detyrës, për të mos pranuar betimin e këshillit të ministrave dhe do i bashkohemi gjithashtu mocionit të mosbesimit për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi.  Programi i qeverisë nuk jep asnjë përgjigje konkrete, nuk të jep shpresë, me taksa të larta dhe paga mizerable.

Po shpenzohen miliona euro për dy TEC-e  lundruese që nuk prodhojnë energji. Pse një kilometër rrugë do na kushtojnë 7-7 herë më shtrenjtë se vendet në rajon dhe Evropë, kurse në fshatra nuk ka qendra shëndetësore. Shqiptarët dhe të rinjtë braktisin vendit, kurse oligarkët pasurohen. Edi Rama e shfaq urrejtjen e tij për Kosovës, teksa në programin e qeverisë Kosova nuk përmendet në asnjë paragraf. Vizioni i tij është lufta me qytetarët dhe antikombëtare. Shqipëria vendi më i pasigurt për jetën. 

Ai nuk përgjigjej dot për gjithë këto pyetje dhe me shkeljen e Kushtetutës nuk ka më dyshim se nuk na çon dot më në Bashkimin Evropian. Ai iu shmang sot përballjes me opozitën, sepse ai është autori i kapjes prej fyti të sistemit të drejtësisë, duke e renditur Shqipërinë si të vetmin vend në Europën demokratike ku ka të burgosur politikë, ku kërcënon, shantazhin dhe ku rregullorja e burgjeve vlen më shumë se Kushtetuta. Presidenti i PL vijon të mbahet në izolim pa prova e fakte, pa proces ligjor, që prej 21 tetorit 2024, kurse Edi Rama vijon të jetë i lirë të vjedhë, edhe pse provat janë në dritë të diellit, ose si rasti i aferës McGonigal dhe kjo ndodh e reforma është shndërruar në Ramaformë dhe qëllimi është për të vrarë opozitarizmin”, tha Blushi në fjalën e tij.

 

pl

Sondazh

Poll