18 Shtator 2025, 13:03
Nga I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar sërish lirinë në Gjykatën e Lartë. Kjo kërkesë e Veliajt pritet që të shqyrtohet në datën 2 tetor. Ndërkohë që shorti i ka rënë gjyqtares Albana Boksi, që të vendos nëse masa e sigurisë së Veliajt do të ndryshojë apo të qëndrojë siç është.
SPAK ka përfuduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
erion veliaj albana boksi
Politike
18 Shtator 2025, 12:49
I.A
Pamje nga Kuvendi
TIRANË- Seanca e sotme plenare u kthye në një kaos të vërtetë për shkak të fjalimit që ...
Politike
18 Shtator 2025, 12:40
I.A
Alexus Grynkewich
TIRANË- Gjenerali i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, Alexus Grynkewich ka bërë një vizitë...
Politike
18 Shtator 2025, 12:12
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama p&eum...
Politike
18 Shtator 2025, 12:04
I.A
Ambasadoret
TIRANË- Debati në Kuvend ditën e sotme, duket e ka bërë për 'ujë të ftohtë' ambasadorët e hua...
Politike
18 Shtator 2025, 11:47
I.A
Kuvendi
TIRANË- Deputetët socialistë kanë kërkuar masë ndëshkimore për deputetët demokratë që krijua...
Politike
18 Shtator 2025, 11:35
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka nisur sot gjyqin për ish-Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj për ç...
Politike
18 Shtator 2025, 11:23
E.d
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes së gupit parlamentar të PD-së ju bëri thir...
Politike
18 Shtator 2025, 11:23
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së se&n...
Politike
18 Shtator 2025, 11:23
E.d
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar përfundimin e seances plenare dhe miratimin e programit qeverisës pa debat. Me anë të...
Politike
18 Shtator 2025, 11:18
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së ...