Aktualitet

Dosja Plumbi i Artë/ Revoltohet Enver Diva në GJKKO: Edi Rama e SPAK-u janë bashkë 

Në seancë sot ka folur Enver Diva, i cili është i revoltuar me nxjerrjen e audiove të seancave gjyqësore ku ka dhënë dëshmi Nuredin Dumani. 

18 Shtator 2025, 14:30 Nga I.A
Dosja Plumbi i Artë/ Revoltohet Enver Diva në GJKKO: Edi Rama
SPAK

TIRANË- Seanca e radhës për dosjen 'Plumbi i Artë' është mbajtur ditën e sotme në GJKKO. Në seancë sot ka folur Enver Diva, i cili është i revoltuar me nxjerrjen e audiove të seancave gjyqësore ku ka dhënë dëshmi Nuredin Dumani. 

Diva i është drejtuar me një kërkesë Top Channel, i cili publikoi në emisionin Insight Story pjesë nga dosja e Plumbit të Artë dhe dëshmitë e Nuredin Dumanit. Ndërkohë që më tej, Diva ka theksuar se SPAK dhe kryeministri Edi Rama janë bashkë, duke shtuar se ai është i pafajshëm. 

Kam një kërkesë për Top channel që ka dhënë një emision dje, duke më nxjerr si vrasës me pagesë, dhe nuk ka të drejtë një media të japë materiale të tilla kur prezumohem i pafajshën, unë jam ku jam në gjykim, s’jam dënuar. Apo e keni shitur materialin, se Top Channel, Edi Rama e SPAK-u bashkë janë. Unë jam i pafajshëm, ju keni çuar kasetën atje”, tha Diva.

Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro./Dosja.al

enver diva plumbi i arte

Sondazh

Poll