Aktualitet

Zbardhet vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi/ U ekzekutua për 30 mijë euro, porositësit vëllezërit Xhani

Por në momentin e shpronësimit për ndërtimin e Unazës së Madhe, kompensimi financiar prej rreth 30 mijë euro përfundoi në llogarinë e familjes Nasufi, pasi edhe pse toka ishte shitur, figuronte akoma në emër të Nasufit. 

18 Shtator 2025, 12:12 Nga I.A
Zbardhet vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi/ U ekzekutua për 30 mijë
Bujar Nasufi

TIRANË- Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi është zbardhur ditën e sotme. Mësohet se shkak për vrasjen e tij është bërë një pronë në Selitë, që i përkiste atij, por i ishte shitur familjes Xhani. 

Por në momentin e shpronësimit për ndërtimin e Unazës së Madhe, kompensimi financiar prej rreth 30 mijë euro përfundoi në llogarinë e familjes Nasufi, pasi edhe pse toka ishte shitur, figuronte akoma në emër të Nasufit. 

Hetimet e policisë kanë zbuluar se porositësit e vrasjes së Nasufit ishin vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani.

Vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani u arrestuan disa muaj më parë në zonën e Gjirit të Lalzit. Ata ishin së bashku me Xhevdet Plakun duke drekuar dhe disa persona të tjerë. Gjatë arrestimit, atyre iu sekuestruan armë si dhe lëndë narkotike. Vëllezërit Xhani janë të dyshuar kryesor dhe për organizimin dhe vrasjen e Elis Rroshkodolit në Shkodër, ngjarje e ndodhur mesditën e 30 gushtit 2024./Dosja.al

jugert xhani bujar nasufi

Sondazh

Poll