Aktualitet

Po merrte në postë një pako me Kanabis, bie në pranga 20-vjeçari, shpallet në kërkim porositësi i tij

Pakoja e sekuestruar nga Policia përmbante 593 gramë lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, ndërkohë që dyshohet të jetë trafikuar nga Spanja.

18 Shtator 2025, 10:25 Nga E.d
Po merrte në postë një pako me Kanabis, bie në pranga
Foto Ilustruese

TIRANË- Policia ka arrestuar sot një 20-vjeçar pasi u kap në flagrancë duke marrë një pako me lëndë narkotike, pranë një dege postare në kryeqytet. Pas kësaj, Policia arriti të identifikojë edhe porositësin e pakos 38-vjeçarin me iniciale B. C, për të cilin po vijon puna për arrestimin e tij. Pakoja e sekuestruar nga Policia përmbante 593 gramë lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, ndërkohë që dyshohet të jetë trafikuar nga Spanja.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Adresa”, për goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike, nga Spanja, me qëllim shitjen në Shqipëri. U kap në flagrancë, duke marrë në një degë postare, një pako me Cannabis me përqindje të lartë THC, vihet në pranga 20-vjeçari Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi i pakos. Sekuestrohet pakoja me 593 gramë lëndë narkotike.

Në vijim të operacioneve për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, finalizoi operacionin “Adresa”.

Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Kamzë, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në kryeqytet, gjatë marrjes së një pakoje me 593 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC, të dyshuar të trafikuar nga Spanja. Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit B. C., 38 vjeç, për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

vihet në pranga 20-vjeçari pakoja me 593 gramë lëndë narkotike

Sondazh

Poll