Politike

Miratoi programin qeverisës pa debat, Rama: Pengmarrja e Kuvendit do të çojë në votim të parakohshëm

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se përdorja e trupit, duarve dhe sharjeve si alternative opozitë nuk do të lejohet në këtë Kuvend.

18 Shtator 2025, 11:23 Nga E.d

Miratoi programin qeverisës pa debat, Rama: Pengmarrja e Kuvendit do

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar përfundimin e seances plenare dhe miratimin e programit qeverisës pa debat. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se përdorja e trupit, duarve dhe sharjeve si alternative opozitë nuk do të lejohet në këtë Kuvend. Ndërkohë që theksoi se çdo tentativë e tillë do të bëjë që të hapet autmatikisht procesi i votimit dhe përfundimi i seancës plenare. 

Postimi i Plotë:

83 mandatet e 11 majit për ne, janë ndër të tjera edhe një detyrim për të respektuar zgjedhësit e palës tjetër, duke u dhënë përfaqësuesve të tyre në Kuvend të gjithë hapësirën për të folur, po edhe një detyrim ndaj zgjedhësve tanë për t’i vënë një kufi të pakalueshëm kujtdo që përdor duart, këmbët, trupin si argument dhe zhurmën e sharjet e rrugës si alternativë opozitare. Mjafton që të respektohet ai kufi, i cili është kufiri etik i çdo parlamenti të Bashkimit Europian dhe opozita do të ketë e papenguar të gjitha hapësirat e saj në sallën e Kuvendit apo në komisionet parlamentare. Ndërsa shkelja e atij kufiri për të vazhduar avazin e traditës anti-demokratike të pengmarrjes së Kuvendit, do të çojë automatikisht në hapjen e procesit të votimit dhe përfundimin e parakohshëm të seancës. Bashkëngjitur fjala e parë e Diellës në Kuvendit e Shqipërisë, e cila u transmetua nga monitorët e sallës ndërkohë që çka nuk arrita dot të them ndër të tjera, ishte se me shumë gjasë, brenda vitit të parë të legjislaturës, Diella do të jetë edhe fizikisht e pranishme në tryezën e qeverisë

edi rama

Sondazh

Poll