Politike

Berisha: Rama asgjësoi sot parlamentin, ky akt i rëndë duhet të marrë përgjigjen më të fortë me vepra

Berisha shtoi se ky është një poshtërimi ndaj Kushtetutës në rradhë të parë dhe ndaj institucionit të parlamentit

18 Shtator 2025, 11:18 Nga E.d
Berisha: Rama asgjësoi sot parlamentin, ky akt i rëndë duhet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së se Kryeministri Rama duke lejuar një program qeverie dhe një kabinet të kalojë brenda 5 minutave asgjësoi sot parlamentin. Sipas Kreut të PD-së ky është një akt dhune ndaj opozitës dhe popullit opozitarë.

Berisha shtoi se ky është një poshtërimi ndaj Kushtetutës në rradhë të parë dhe ndaj institucionit të parlamentit. Si pasojë kjo duhet të marrë një përgjigje të fuqishme siç e cilësoj Berisha jo vetëm më fjalë, por me veprime.

"Sot, sipas një skenari të parapërgatitur, që e lajmëroi vetë kryehorri i kombit, se vetëm ai mund të ndërmarrë një skenar dhe akt të tillë, u asgjësua në momentin e tij më solemn, momentin më të rëndësishëm të transparencës, të përgjegjësisë, parlamenti shqiptar. Ka ndodhur që kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama të kalojë ligje për 5 minuta, por nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë dhe në asnjë vend, që një program qeverie, një kabinet të kalojë brenda 5 minutave siç u veprua sot.

Ky është një akt brutal dhune publike ndaj qytetarëve shqiptarë të çdo spektri që ka marrë pjesë në votim.Ky është një akt brutal dhune ndaj opozitës dhe popullit opozitar, me të cilin Edi Rama, i cili kujtonte Fahri Balliun, Klevisit, për betejat e tij kundër nenit të agjitacionit dhe propagandës, Edi Rama një bastard i xhelatit të diktaturës që ka firmosur varjen në litar dhe ekzekutimin e njerëzve të pafajshëm, sot me një skenar të parapërgatitur ekzekutoi parlamentin, parlamentarizmin, opozitën në parlament dhe vendosi kështu rekordin më kulmor të dhunës dhe poshtërimit ndaj institucionit të parlamentit, ndaj Kushtetutës në radhë të parë, ndaj institucionit kryesor të vendit, parlamentit, dhe ndaj opozitës.

Natyrisht ky zhvillim dramatik meriton dhe duhet të marrë përgjigjen më të fortë dhe më të fuqishme. Jo në fjalë, fjalët nuk kanë aspak vlerë, por në veprime, në veprime, në veprime.Me aktin e tij, ai faktikisht shkelmoi, shumëzoi me zero, asgjësoi vullnetin e të gjithë shqiptarëve që morën pjesë në votim. Përfaqësuesve të atyre që votuan kundër Edi Ramës. Republikës parlamentare. Kushtetutës së kësaj republike. Shpalli luftë të hapur, me një skenar të përgatitur, bashkë me kreun e parlamentit, që është një individ skllav i krimit dhe korrupsionit të vet dhe që tregoi se është i aftë të zbatojë çdo skenar të gatshëm që vjen nga Edi Rama dhe banda e tij," tha Berisha.

 

sali berisha akt dhune ndaj opozitës pd

Sondazh

Poll