16 Shtator 2025, 21:57
Nga E. D
Tyler Robinsonit
SHBA- Prokurorët në Utah të Shteteve të Bashkuara kanë ngritur të martën aktakuzë për vrasje të rëndë kundër Tyler Robinsonit, i cili akuzohet për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk në një universitet të Utahs. Kjo nënkupton se Robinson mund të përballet me dënim me vdekje nëse shpallet fajtor për vrasjen e Kirkut javën e kaluar në Universitetin Valley në Orem.
“Vrasja e Charlie Kirkut është tragjedi amerikane”, tha prokurori i qarkut në Utah, Jeff Gray, duke e shpallur aktakuzën ndaj Robinsonit.
Ai tha se ADN-ja e Robinsonit u gjet në këmbëzën e armës së përdorur për të vrarë Kirkun.
Kirk u qëllua për vdekje më 10 shtator teksa po fliste me studentët dhe vdiq pak kohë më vonë. Prokurorët pretendojnë se Robinsoni e qëlloi Kirkun në qafë me një pushkë nga çatia e një ndërtese pranë kampusit universitar.
Aktakuza e ngarkon Robinsonin, 22-vjeçar, gjithashtu edhe për shkarkim të paligjshëm të armës së zjarrit, vepër që dënohet deri me burgim të përjetshëm, dhe për pengim të drejtësisë, që dënohet deri në 15 vjet burg.
Robinson pritet të dalë para gjykatës në një seancë virtuale pasditen e së martës, me kohën lokale në SHBA.
Nuk është e qartë nëse Robinsoni ka avokat që mund të flasë në emrin e tij, ndërsa familja e tij ka refuzuar të komentojë për Associated Press.
Robinson u arrestua të enjten mbrëma pranë St. George, komuniteti në jug të Utahs ku ishte rritur.
Hetuesit kanë folur me të afërmit e Robinsonit dhe kanë kryer një kontroll në shtëpinë e familjes së tij në Uashington, Utah, rreth 390 kilometra larg vendit ku ndodhi vrasja.
Kirk, një figurë e rëndësishme në politikën konservatore, u bë i afërt me presidentin amerikan, Donald Trump, pas themelimit të organizatës Turning Point USA me bazë në Arizona, një nga organizatat më të mëdha politike në vend.
Ai solli të rinjtë konservatorë evangjelistë në politikë. Vrasja e tij nxiti frikën për rritjen e dhunës politike në një Amerikë thellësisht të polarizuar.
Derisa autoritetet thonë se Robinsoni nuk ka bashkëpunuar me hetuesit, ata deklarojnë se familja dhe miqtë e tij kanë folur.
Guvernatori i Utahs, Spencer Cox, tha gjatë fundjavës se ata që e njihnin Robinsonin thonë se vitet e fundit ai ka anuar kah politikat majtiste dhe se ai kalonte shumë kohë në “kënde të errëta të internetit”.
Para sulmit, Robinson shkroi në letër se kishte mundësi për ta eliminuar Kirkun dhe se do ta bënte, sipas Patelit.
Hetuesit po punojnë për të gjetur motivin për sulmin, tha guvernatori i Utahs të dielën, duke shtuar se më shumë të dhëna mund të bëhen të ditura kur Robinsoni të paraqitet për seancën e parë gjyqësore.
Cox tha se partnerja romantike e Robinsonit ishte transgjinore, gjë që disa politikanë e kanë marrë si shenjë se i dyshuari e kishte shënjestruar Kirkun për shkak të qëndrimeve të tij kundër personave transgjinorë.
Por, autoritetet nuk kanë deklaruar nëse kjo ka luajtur rol.
Kirku u qëllua teksa po e pranonte një pyetje që kishte lidhje me vrasjet me armë, dhunën me armë dhe personat transgjinorë.
Komisionari i Departamentit të Sigurisë Publike i Utahs, Beau Mason, tha të hënën se partnerja e Robinson ka qenë bashkëpunuese. Ai tha se hetuesit besojnë se Robinson veproi i vetëm gjatë të sulmit, por gjithashtu po hetohet nëse dikush tjetër kishte dijeni për planet e tij paraprakisht./REL
tyler robinsonit
Aktualitet
16 Shtator 2025, 21:08
E. D
Paulin Harusha
KANADA- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimi e Paulin Harushës në Kanada. Bëhet me dije se ngjarj...
Aktualitet
16 Shtator 2025, 20:08
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Pasi kanë siguruar nisjen e ngarkesës dhe ekzaltimi duket të jetë në nivelet më të larta, E...
Aktualitet
16 Shtator 2025, 20:55
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ervis Çela dhe Franc Çopja kanë një rol kryesor në të gjithë zinxhirin komandues të...
Aktualitet
16 Shtator 2025, 20:08
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore gazetaren Klodiana Lala u rikthye këtë...
Aktualitet
16 Shtator 2025, 19:55
foto ilustruese
TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi intervistoi sot kandidatët për të plotësuar vakanc&eu...
Aktualitet
16 Shtator 2025, 19:49
foto ilustruese
VALBONË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën malore të Valbonës, ku nj&...
Aktualitet
16 Shtator 2025, 19:34
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Sindi Allushi djali i Saimir Allushit kryetarit të njësisë administrative numër 12 është ...
Aktualitet
16 Shtator 2025, 18:50
E. D
pamje nga zjarri
VLORË- Një makinë është shkrumbuar në bypassin e Vlorës, në segmentin që lidh qytetin m...
Aktualitet
16 Shtator 2025, 18:13
E. D
TIRANË- Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në vendin tonë. Tërmeti ishte me mganitudë ...
Aktualitet
16 Shtator 2025, 17:50
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Dy persona janë proceduar penalisht pasi kanë dhunuar me grushte një person në zonën e Freskut në...