Aktualitet

Postoi në rrjete sociale video ku shfaqeshin keqtrajtime të kafshëve, arrestohet 33-vjeçari në Cërrik

Ai u kap nga policia jashtë banesës së tij ,në fshatin Rrasë ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për prodhim dhe shitje narkotikësh.

16 Shtator 2025, 12:30 Nga E.d
Postoi në rrjete sociale video ku shfaqeshin keqtrajtime të
Policia

CËRRIK- Një 33-vjeçar është vënë në pranga pasi postoi në rrjete sociale video në të cilat shfaqeshin keqtrajtime të kafshëve. Mësohet se në pranga ka rënë 33-vjeçari me iniciale K.M, i cili kishte thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Ai u kap nga policia jashtë banesës së tij ,në fshatin Rrasë ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Njoftimi i plotë:

Postoi në rrjete sociale video në të cilat shfaqeshin keqtrajtime të kafshëve, arrestohet 33-vjeçari. Ai u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për prodhim dhe shitje narkotikësh. Menjëherë pas njoftimit për raste të keqtrajtimit të kafshëve në fshatin Rrasë, të cilat ishin dokumentuar nëpërmjet disa videove të publikuara në rrjete sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kryen veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit.

Si rezultat, u vu në pranga shtetasi K. M., 33 vjeç. Ai u lokalizua jashtë banesës së tij, në fshatin Rrasë, në cenim të masës së sigurisë "Arrest në shtëpi", që i ishte caktuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së

policia e cerrikut

Sondazh

Poll