Aktualitet

U sulmua nga Rama. gjyqtari Olti Skrame i del në mbrojtje kolegut Boshku: E ke nder ta kesh koleg

Me anë të një postimi në LinkedIn, Skrame thekson se kolegu i Gjykatës Administrative të Tiranës është nga ata djem dhe gjyqtarë që ke nder t'i kesh kolegë.

16 Shtator 2025, 10:47 Nga I.A
U sulmua nga Rama. gjyqtari Olti Skrame i del në mbrojtje kolegut Boshku: E
Olti Skrame

DURRËS- Gjyqtari i Durrësit, Olti Skrame ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Marko Boshku pas sulmit të djeshëm që i bëri kryeministri Edi Rama. Me anë të një postimi në LinkedIn, Skrame thekson se kolegu i Gjykatës Administrative të Tiranës është nga ata djem dhe gjyqtarë që ke nder t'i kesh kolegë. Ndërkohë që më tej, shton se nëse Shqipëria do të kishte më shumë gjyqtare si Boshku, vendi ynë do të ishte shumë më i mirë. 

Postimi i Plotë:

Marko Boshku është nga ata djem dhe gjyqtarë që ke nder t’i kesh kolegë! Sikur të kishim disa Marko më shumë, jo vetëm në gjykatat administrative, por në çdo gjykatë, Shqipëria do të ishte vend shumë më i mirë, i lirë dhe i drejtë. Gjyqësori është “shpikur”, mbi të gjitha, për të kontrolluar, kufizuar dhe ndëshkuar të pushtetshmit, me abuzimin kronik që të jep pozita. Nëse një gjyqtar, e sidomos një si Marko, sulmohet nga njëra palë në proces, thjesht dhe vetëm se, ka humbur çështjen dhe ka qenë proceduralisht e paaftë të mbrojë veten, gjyqtari në fjalë meriton çdo vlerësim pozitiv, moral dhe ligjor, të mundshëm.

U sulmua nga Rama. gjyqtari Olti Skrame i del në mbrojtje kolegut Boshku: E
Postimi

marko boshku olti skrame edi rama

Sondazh

Poll